GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Del vetëm në media të majta”, Kokalarit nuk i del e keqja me Këlliçin: S’ke këllqe, boll…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Del vetëm në media të majta”, Kokalarit nuk i del e keqja me Këlliçin: S’ke këllqe, boll…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon të përplasen në distancë Evi Kokalari dhe Belind Këlliçit. Pas padisë së deputetit demokrat, Belind Këlliçi për shpifje ndaj Evi Kokalarit, akuzat dhe kundërakuzat mes të dyve ende vijojnë. Deputeti Këlliçi, i ftuar  në “Frontline”, sfidoi Kokalarin duke i kërkuar 1 milion lekë të reja shpërblim, ndërsa paralajmëroi largim nga politika nëse fiton Kokalari.

“Zonja në fjalë ka bërë disa akuza personale, për të cilat i gjejnë të pabazauara, në asnjë fakt dhe provë. Zero lobim nga ana ime. Nëse do kisha lobuar për të pasur përfaqësi të të rinjve, s’do kisha bërë gabim. Nëse të rinjtë kanë lobuar për vete dhe ia kanë dalë, s’ka asnjë problem për mendimin tim. Ky është një problem që ka qenë më herët, jo kur u bë publik. Jam akuzuar për vepra nga më të rëndat. Meqë janë këto akuza të rënda, të vijë ti faktojë në gjyq, në të njëjtën gjykatë dhe në të njëjtin sistem. Hajde ta zgjidhim në gjykatë. Nëse unë kam bërë këto shkelje, duhet të largohem nga politika. Nëse është e kundërta, personi duhet të marrë përgjegjësitë. Kam kërkuar 1 milion lekë të reja për të bërë disa ture për të rinjtë.”-tha Këlliçi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kokalarit, e cila shkruan në “Facebook” se “hipokrizia e Këlliçit kalon edhe atë të Lulzim Bashës. Ate $10,000 qe “do ta harxhoj” per te rinjte, ben mire ta fitoj njehere, pastaj te shesësh mend se ku do ta shpenzoj”.

”Pergjigje nje interviste te Kellicit te dhene sonte ne Frontline:

Hipokrizia e Belind Kellicit kalon ate te Lulzim Bashes. Ate $10,000 qe “do ta harxhoj” per te rinjte, ben mire ta fitoj njehere, pastaj te shesësh mend se ku do ta shpenzoj. Dhe me qe ra fjale, FRPD ka 6 vjet pa zgjedhje dhe ti je mbi te 35-ta. Boll e mbajte ate post peng.

Mjaft e krahasove padine tende me ate te Saljanit. Saljani u denoncua ne SPAK, ku duhet te investigohesh dhe ti. E vetmja arsye qe ti bere padi, ishte qe te justifikosh mos-pergjigjen tende. Ti nuk lobove per 10 te rinj me teper ne Keshill Kombetar, keshtu qe boll the “Amen”. Ti fute 10 te rinj (te gjithe shoket e tu me shume pak vota), dhe nxorre nga Keshilli 10 te tjere qe kishin fituar me MERITOKRACI.

PD ka gjykaten e saj, dhe ceshtja e manipulimit te listes, duhej te shkonte pikerisht atje. Padi civile apo penale ne Gjykatat e Shqiperise zgjasin 5-6 vjet, dhe ti pikerisht ate doje – te rrish sa me gjate ne gjykate qe te evitosh te verteten.

Kam plot per te thene per “hate-speech” e lincuar nga ty nepermjet portaleve gjobavenese dhe njerezve me ordiner qe mban shoqeria Shqiptare. Eshte hipokrizi e thelle kur flet se ka pasur shpifje kundrejt teje, por ben te verbrin ndaj bullizmit te pese javeve te fundit ndaj meje – lincuar nga ty vete.

Nejse – se shpejti, do jap variantin tim te plote te ngjarjeve dhe do ti bej faktet e manipulimit publik sepse te gjithe anetaret e PD kane te drejte te dine te verteten dhe s’kane pse presin 6 vjet per gjyqet e tua. Po ja – te kaloj dhe 7 Korriku, e merremi vesh.

E me qe ra fjala, vetem ne media te majta del, dhe flet per padine kundrejt meje. Ketyre te tjereve i kerkon te mos e diskutojne si teme se s’ke kellqe, dhe pse merr Lorencin per mbrojtje. Ah, qe mos harroj – se keni pare akoma fytyren e vertet te Kellicit. Ato qe po mundohet te me bej mua ne Amerike, do te shokoj cdo demokrat te ndershem. Se shpejti do dalin dhe keto….”-shkruan Kokalari.

 

Lajme të lidhura

Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona
Aktualitet

Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

13:57 - 25/07/26
Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet
Aktualitet

Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

13:35 - 25/07/26
Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!
Aktualitet

Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

12:55 - 25/07/26
Para
Zgjatja e organeve të Vettingut, Xhafaj del kundër propozimit të PS

Dy javë pa gjyqe, Xhafaj: Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ janë në shkelje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Thahet” Danubi, dalin në sipërfaqe anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
Botë

“Thahet” Danubi, dalin në sipërfaqe anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore

15:28 - 25/07/26

Thatësira e zgjatur dhe temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën kanë ulur ndjeshëm nivelin e ujërave të Danubit, duke krijuar...

Lexo më shumë
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump: SHBA po negocion me Iranin, por Teherani ende nuk është gati për marrëveshje

15:06 - 25/07/26
Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

14:53 - 25/07/26
Sekuestrohet drogë dhe tritol në Kakavijë, trafikantët ia mbathin në pyll

Doganierët grekë në grevë, të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:46 - 25/07/26
Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)

Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)

14:27 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com