GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Del video shokuese e vrasjes së aktivistit në rrugët e Nju Jorkut

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Del video shokuese e vrasjes së aktivistit në rrugët e Nju Jorkut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale po shkakton tronditje.

Video tregon vrasjen gjakftohtë të aktivistit dhe poetit amerikan Ryan Carson, nga një i panjohur në një rrugë të Nju Jorkut.

Siç shihet në pamjet, viktima është ulur në një stol dhe bisedon me një mik. Pak metra para tyre, një burrë fillon të godasë diçka në patina të parkuara pranë trotuarit, pa asnjë arsye të dukshme.

Papritur, i tërbuar ai kthehet në anën e 32-vjeçarit dhe e pyet atë “Çfarë dreqin po shikon?”.

Më pas aktivisti i përgjigjet “Nuk po shikoj asgjë” dhe kalon mes të dashurës së tij dhe burrit të tërbuar, i cili fillon t’u afrohet kërcënues.

“Do të të vras!”, kërcënon burri i tërbuar, ndërsa Karsoni i lutet të qetësohet. “Relaksohu” i thotë ajo dhe njëkohësisht ngre duart lart.

Sulmuesi më pas fillon ta ndjekë aktivistin, duke tundur një thikë, ndërsa e dashura e tij – e cila vrapon pas tyre – dëgjohet duke bërtitur “Të lutem, të lutem, të lutem!”.

Ndërsa shkon për të shpëtuar, Carson bie në stolin ku ishte ulur më parë dhe sulmuesi i kap xhaketën dhe e hedh në tokë, duke e goditur disa herë me thikë në gjoks.

Më pas vrasësi fillon të largohet, ndërsa kur i afrohet e dashura e Carson-it, ai e pështyn mbi të dhe pasi ka goditur me shkelma trupin e pajetë të 32-vjeçarit zhduket.

Në video, pak sekonda pas sulmit fatal, shihet edhe një grua, e cila nxiton te e dashura e Carson-it duke i thënë: “Shko kujdesu për të, po telefonoj 911”.

Sipas policisë, kjo grua duket se e ka njohur autorin.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi herët të hënën e kaluar në Lafayette Avenue, disa blloqe larg stacionit të trenit Bedford-Nostrand në Nju Jork, ku çifti kishte zbritur nga metroja gjatë kthimit nga një martesë, tha policia.

Pasditen e së martës nuk kishte asnjë të arrestuar për krimin e rëndë, megjithatë autori është në kërkim.

Shikoni videon e sulmit vdekjeprurës:

https://twitter.com/i/status/1709321070447362441

Etiketa: Kryesore1Nju Jorkvideo shokuesevrasja e aktivistit

Lajme të lidhura

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë
Breaking Views

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga
Breaking Views

Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

20:27 - 22/10/26
Para
Bayern i pamposhtur në fazën e grupeve, 36 ndeshje pa humbje

Bayern i pamposhtur në fazën e grupeve, 36 ndeshje pa humbje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për deklaratat publike të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë...

Lexo më shumë
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

20:27 - 22/10/26
“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës

“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës

20:09 - 22/10/26
Kongresmeni amerikan Mike Lawler, thirrje Ramës: Ndaloni menjëherë përdorimin e forcës ndaj protestuesve

Kongresmeni amerikan Mike Lawler, thirrje Ramës: Ndaloni menjëherë përdorimin e forcës ndaj protestuesve

20:04 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com