GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Delegatët do vijnë më 11 dhjetor”, dega e PD në Korçë-Spahos: Po manipulon faktet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Delegatët do vijnë më 11 dhjetor”, dega e PD në Korçë-Spahos: Po manipulon faktet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dega e Partisë Demokratike në Korçë ka dalë me një njoftim zyrtar pas deklaratave të drejtuesit politik të këtij qarku dhe deputetit Edmond Spaho se shumica e delegatëve të Degës së Korçës, do të jenë prezent në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, PD Korçë i ka konsideruar deklaratat e Spahos si të qëllimshme dhe që synojnë manipulimin e publikut.

“Deklaratat e drejtuesit politik të Korçës, Edmond Spaho, në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Degës së PD Korçë janë të pavërteta, keq informuese dhe keqdashëse. Përmes mashtrimit të qëllimshëm, deklaratat e zotit Spaho synojnë manipulimin e publikut dhe përçarjen e demokratëve”, shkruhet në deklaratë.

Drejtuesit hedhin poshtë deklaratën e Spahos, duke thënë se dega e PD Korçë nuk ka pasur asnjëherë 62 vetë dhe 33 Grup Seksione.

“Mbledhja do të kishte qenë një rutinë e punës sonë 30 vjeçare, nëse drejtuesi politik i qarkut nuk do të kishte mbajtur qëndrim spekulues dhe fyes ndaj shumicës së anëtarëve të kryesisë së degës Korçë.  Në respekt të votuesve korçarë, por edhe të demokratëve dhe qytetarëve që ndjekin me shqetësim zhvillimet në PD, deklarojmë me përgjegjësi se kryesia e Degës Korçë nuk ka pasur asnjëherë 62 vetë dhe se dega nuk ka pasur kurrë 33 Grup Seksione”, shkruhet ndër të tjera.

Gjithashtu ata ironizojnë duke thënë se nëse Spaho do të kishte investuar kaq shumë energji edhe në fushatë, PD do kishte fituar 6 mandate në Korçë.

“Të jesh pakicë nuk do të thotë së faktet duhen manipuluar dhe e vërteta duhet fshehur. Të punosh kundër interesit të burrave dhe grave që kanë bërë gjithçka për PD dhe kanë zgjedhur zotin Spaho disa herë deputet, do të thotë t’i vendosësh kryq sakrificës së demokratëve. Nëse Edmond Spaho do të kishte investuar në fushatë kaq shumë energji sa këta 2 muajt e fundit, Korça do të kishte fituar të paktën 6 mandate deputetësh”, përfundon deklarata.

Sipas tyre, demokratët nuk përfaqësohen me mashtrime për interesa personale, por me integritet dhe përkushtim në betejën për rikthimin e PD në pushtet.

Etiketa: Edmond SpahoPD

Lajme të lidhura

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja
Breaking Views

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve
Aktualitet

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

15:36 - 17/09/26
Para
Henze sulmon Bashën, publikon dokumentet për transaksionet kriminale

Henze sulmon Bashën, publikon dokumentet për transaksionet kriminale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve
Sport

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk është kursyer në sanksionet e dhëna këtë të enjte për ngjarjet...

Lexo më shumë
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com