GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Delirant dhe arrogant/ Rama: Opozita të ikë për pambuk, Shqipërinë e bën vetëm PS

21:19 - 26/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Falënderoj patronazhistët, KQZ dështoi në mënyrë spektakolare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zgjedhjeve të 14 majit, duket se mazhoranca ka shtuar jo vetëm dozat e delirit, por edhe të arrogancës. Si delirin edhe arrogancën e manifestojnë kudo, nga salla e Parlamentit te takimet falenderuese, që po i zhvillon Kryeministri Edi Rama.

Në seancën e djeshme në Kuvend, Rama e tha me mburrje se nuk i vinte aspak keq që opozita të shkonte për pambuk.

Në të njëjtën seancë, drejtuesja e saj, Ermonela Felaj, se pati problem të përdorte zhargonin “vari lesht”, madje sot me humor, në krah të një aktoreje, u munduan ta kalojnë si diçka normale, që përdoret rëndom në tavolina kafenesh.

Dhe duket se deliri dhe arroganca është kthyer në modën e re të Rilindjes dhe rilindasve të Ramës, përfshi edhe këtë të fundit.

Gjatë takimit në Durrës, Kryeministri me mburrje tha se Shqipërinë e bën vetëm PS-ja.

“Jua kam thënë gjithmonë kur jemi takuar, këtë vend o e bën PS, o nuk bën askush tjetër. Nuk ka mundësi askush tjetër. Ata tjerët edhe po të duan, nuk kanë mundësi ta bëjnë. Nuk dinë dhe s’kanë haber fare, për një mijë e një arsye“, tha Rama.

Në fakt, bazat e ekonomisë së tregut, në këtë vend u vendosën në vitin e largët 1992 pikërisht nga ata që sot Rama i sulmon. Dhe po kështu, arritjet më të mëdha të vendit janë vendosur pikërisht nga Qeveritë e opozitës së sotme, Partisë Demokratike. Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Europës, u bë anëtare e NATO-s, u liberalizuan vizat, dhe gjithçka u realizua nga qeverisja e PD-së, jo si dhuratë, por sepse pati suksese në reforma.

Në vijim të mesazheve nga Durrësi, Rama sërisht përdori batutën se opozita të shkojë për pambuk.

“Ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të lulëzojë në Shqipëri. Unë nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, pluralizmin dhe fjalën lirë. Kur shoh që dalin ata të natës më kujtohet fjala që për lirinë e fjalës ankohet më shumë ai që nuk di çfarë të bëjë me të. Demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata. Detyra jonë është ti mundim sa herë të na dalin ata përpara”, u shpreh Rama.

Sot vështirë të gjesh një Kryeministër në Perëndim, që të urojë që opozita të shkojë për pambuk, sepse kjo ndihmon lulëzimin e pluralizmit. Ndoshta Rama e mendon pluralizmin njëlloj si në 1990, kur artikulohej ideja nga Ramiz Alia, që mund të krijoheshin ca shoqata, veç Bashkimeve Profesionale, që mund të kandidonin në zgjedhje, me kandidatët që do të mendonin njëlloj si PPSH.

Etiketa: arrogantdelirantDurrësKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Si Erion Veliaj trafikoi votuesit në Tiranë (VIDEO)

Si Erion Veliaj trafikoi votuesit në Tiranë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com