GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëm 200 mln Euro/ SPAK operacion mbi evazion fiskal, 14 të arrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëm 200 mln Euro/ SPAK operacion mbi evazion fiskal, 14 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK, teksa ka kryer hetime në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka zbuluar një bandë të strukturuar kriminale, që akuzohet për evazion fiskal me dëm rreth 200 milionë euro. Raportohet për 14 të arrestuar në 17 shtete.

Gjatë kontrolleve, forcat e rendit sekuestruan sasi të mëdha telefonash inteligjentë, me vlerë më shumë se 15.3 milionë euro, si dhe një jaht me vlerë 3 milionë euro dhe 1.2 milionë euro para të gatshme dhe kriptomonedha. Janë sekuestruar disa makina, duke përfshirë një Rolls-Royce, një BMW dhe një Range Rover. Në banesat e të dyshuarve janë gjetur edhe stoli, ora luksoze dhe 2.5 kg ar. Çështja është një mashtrim i dyshuar i TVSH-së – një skemë komplekse kriminale që përfiton nga rregullat e BE-së për transaksionet ndërkufitare ndërmjet shteteve të saj anëtare, pasi këto janë të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH). Pretendohet se, që nga viti 2017, një kompani gjermane ka udhëhequr skema të ndryshme të mashtrimit të TVSH-së që përfshijnë tregtinë e produketeve të vogla elektronike, përfshirë smartphon-at. Në vitin 2020, të njëjtët organizatorë të kësaj skeme besohet se kanë hyrë në treg për maskat mbrojtëse të fytyrës. Gjatë pandemisë Covid-19, maskat mbrojtëse për fytyrën ishin shumë të kërkuara.

Në letër, kompania e tyre ishte me bazë në Hong Kong, por maskat për fytyrën ishin në të vërtetë në një magazinë në Gjermani dhe mbetën atje derisa Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë i bleu ato nga kompania me seli gjoja në Hong Kong. Sipas hetimit, as kompania në fillim të zinxhirit të furnizimit, as kompania me bazë në Hong Kong, nuk e rimbursuan TVSH-në që kishin marrë pas shitjes së maskave për fytyrën në ministri.

Njoftim i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka ndjekur hetimet për Operacionin e koduar “Cluster Midas”, për veprën penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

Dëmi i kryer nga këto aktivitete llogaritet të jetë 195 milion Euro, i cili është i shpërndarë në 17 shtete kryesisht Evropiane. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.

Ky hetim është shtrirë në 17 shtete (Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar), duke kryer më shumë se 180 kontrolle, si dhe janë arrestuar 14 shtetas. Më shumë se 680 hetues të ndryshëm janë angazhuar për të realizuar këto veprime hetimore. Për më shumë informacion në lidhje me këtë hetim, do ta gjeni në faqen zyrtare të Zyrës së Prokurorit Publik Europian, ose në link-un.

Etiketa: evazionKryesore1Spak

Lajme të lidhura

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)
Aktualitet

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë
Aktualitet

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26
Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
Para
Ish-ministri Damian Gjiknuri shkon në SPAK

Ish-ministri Damian Gjiknuri shkon në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

Dua Lipa godet kryeministrin Edi Rama në podcastin me Lea Ypin. Ajo është shprehur se është shqetësuese që Qeveria nuk...

Lexo më shumë
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com