GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dëmet e shkaktuara në derbi, disiplina nuk kursen Partizanin dhe Tiranën, ja vendimet

15:03 - 05/10/22
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Dëmet e shkaktuara në derbi, disiplina nuk kursen Partizanin dhe Tiranën, ja vendimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është mbledhur edhe Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në ambientet e FSHF-së, teksa janë vendosur edhe masat që janë marrë ndaj skuadrave për shkeljen e rregullores në javën e kaluar.

Dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” në derbi, disiplina nuk ka kursyer aspak skuadrat kryeqytetase, ndërsa nuk mungojnë edhe vëretjet për skuadra të tjera të “Abissnet Superiore”

Gjithashtu Komisioni i disiplinës gjithashtu është treguar i rreptë edhe me skuadrat e Kategorisë së Parë dhe në kampionatet e moshave.

ja vendimet:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet te dëmshpërbleje demet e shkaktuara ne stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

KF Laçi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë.

K.S Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS dënimi me gjobë do të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Lushnja, Mikel Canka për protestë ndaj vendimeve të arbitrit duke përdorur gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktivitetet.

KF Luzi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i KF Ada, Besnik Ndoj, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Iliria Sajmir Hasanaj, per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Shenkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i ekipit te KF Shenkolli, Anton Lusha, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i ekipit te FK Flamurtari U-15, Genti Zguro, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Lojtari te KF Skenderbeu U-17, Kleart Grazhdani, në bazë të nenit 11/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KS Dinamo për shkak te dështimit ne përmbushjen e përgjegjësive, ne përputhje me Nenet 30 dhe 64 te KDS, dënohet me: Humbje te ndeshjes ne tavoline ndaj KF Vllanzia U-13 .

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit Xhuliano Markoci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkënkolli Sebastian Deda, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

Etiketa: komisioni i disiplinesPartizaniTiranaVendimet

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
E rëndë/ Po lahej në det, mbytet 60 vjeçari në Durrës

E rëndë/ Po lahej në det, mbytet 60 vjeçari në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com