GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Demiri i Postës heq biçikletat blen motoçikleta, firmos tenderin 312 milionë lekë

12:30 - 21/08/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Demiri i Postës heq biçikletat blen motoçikleta, firmos tenderin 312 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur vjen puna për të shpëtuar botën, drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri, nuk pyet për paratë, por bën një tender 316 milionë lekë! Është fjala për të blerë 55 motoçikleta elektrike në kuadër të iniciativës së Postës shqiptare për të mbrojtur klimën globale. Premtimi është bërë para Unionit Postar të Përbotshëm (U.P.U.) që deri në vitin 2030 të rinovohet flota e mjeteve në masën 20% elektrike. Demirin nuk e mban vendi deri sa ta arrijë këtë zotim para gjithë vendeve të globit. Në kuadër të këtij projekti vjen edhe tenderi për të blerë tricikla elektrikë.

Këtu le të bëjmë një parantezë. Në 101 vjetori e krijimit të Postës Shqiptare, iniciativa ishte të riktheheshin në shërbim të popullit postierët me biçikleta. E ku ka më ekologjike se sa biçikleta, është edhe sportive. Shikojeni këtë foton më poshtë:

Me sa duket, Demiri do t’i ketë çuar në muze këto biçikleta dhe foton e ardhshme, pas kësaj blerjeje të fuqishme që po bën drejtori, do ta kemi kështu:

Tenderi i Ardit Demirit me dollarë

Objekti i tenderit i firmosur nga Ardit Demiri ka për objekt “Blerje 55 motoçikleta me tre rrota 100% elektrike (sipas projektit të UPU, me REF-QSFALB2304)”.  Prokurimi i njoftua më 14 gusht 2024, por fituesi do të shpallet në shtator.

Fondi Limit i përcaktuar nga komisioni i Demirit është përllogaritur 25 802 333,00 lekë (pa TVSH). Nëse përfshijmë edhe TVSH, atëherë kontrata parashikohet të arrijë në 312 milionë lekë.

Se si i ka dalë kaq i madh ky fond drejtorit, do të duket nga ofertat. Në bëmë një kontroll tregut se sa mund të blihet një mjet i tillë dhe gjetëm se ky fond duhet të ishte mesatarisht dy herë më i lirë për të blerë 55 triciklat elektrikë.

Data e fundit e dorëzimit të ofertave është më 16 shtator 2024, kështu, që drejtori do të bënte mirë ta anulonte tenderin, nëse ka ndonjë gabim në shifra.

Në fakt, shuma është përllogaritur edhe në monedhë të huaj. Duke qenë se Euros i ra vlera, komisioni ka marrë për bazë dollarin amerikan. Kursi zyrtar i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë në datën 13.08.2024 që ishte 91.89 Lekë/USD, fondi del 280,796 (dyqind e tetëdhjetë mijë e shtatëqindë nëntëdhjetë e gjashtë) USD pa TVSH.

Pse blen kaq shumë makina Posta?

Qysh kur mori drejtimin e Postës Shqiptare (në tetor 2022) administratori Ardit Demiri nuk kujdeset për humbjet e shoqërisë shtetërore, por fokusohet tek harxhimi i të ardhurave. Akoma shoqëria nuk ka bërë publik bilancin vitit 2022, as të vitit 2023, ndërsa Demiri “administron” harxhimin pa kriter të të ardhurave. Pas bashkive dhe spitaleve, Posta Shqiptare renditet në një nga institucionet që zhvillon prokurime pa pushim, zgjatje kontratash, shpesh herë në shkelje të ligjit.

Drejtor Demiri ka bërë një tender me objekt ‘Blerje Automjete’, më datë 8 mars 2024 dhe e mbylli më datë 25 mars 2024, me fond limit në vlerën 279 milionë lekë. Duke pasur parasysh se Posta Shqiptare ka aq shumë mjete sa nuk ka ku i parkon, bëjmë pyetjen: A mund t’i kursente Arditi këto lekë?

Ajo që na bie në sy është loti me objekt “Blerje automjet personeli”, ku nga vlera totale 278 milionë lekë, 67 milionë lekë do të shpenzohen për këtë automjet. Dhe bëhet fjalë për blerjen e një furgoni që mund të transportojë 20 persona.

Deri këtu mund ta marrim si të mirëqenë që një furgon i thjeshtë transporti personeli kushtoka kaq shumë lekë. Por, s’mund të harrojmë se disa furgonë të tillë Posta Shqiptare i bleu në vitin 2021. Në atë vit përmes projektit ‘Shko Gjelbër’ Posta Shqiptare ka blerë 11 furgonë elektrik, ku një pjesë ishin për shërbim postar dhe një pjesë për transport personeli.

“Posta Shqiptare Sh.A., fuqizoi flotën  e automjeteve  me 12  furgonë  ekologjik kargo nga të cilët: shtatë  furgona ekologjikë kargo, pesë furgonë 100%  elektrikë  kargo  dhe 6 stacione  karikimi  EV”, raportonte Posta në atë vit.

Çfarë u bë me këto furgonë? Ishin propagandë apo tenderi aktual për të cilin po raportojmë është një justifikimi për të shpërdoruar ca para?

Sepse siç shohim, ky projekt ka edhe një lot tjetër me objekt ‘Blerje automjete për dërgesa postare’. Sipas informacioneve do të blihen 6 makina të tjera për të shpërndarë postat dhe do të shpenzohen 211 milionë lekë.

Gjithsesi ne vazhdojmë të këmbëngulim, që duhet dhënë llogari se çfarë u bë më automjetet e blera në vitin 2021?

Duke parë, raportin e KLSH në vitin 2020, kur ka filluar gropa në financat e Postës, nënvizojmë se rekomandohet që të mos bëhen tendera jashtë mundësive për investime.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Ardit DemiriPosta Shqiptaretendera

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Shkodër/ Qëllohet me armë zjarri drejt efektivëve të policisë gjatë aksionit antidrogë

Shkodër/ Qëllohet me armë zjarri drejt efektivëve të policisë gjatë aksionit antidrogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com