GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Demo i vë trarin rrugës së Kalasë së Beratit, tenderi 53 MLN lekë denoncohet në KPP

13:21 - 25/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Demo i vë trarin rrugës së Kalasë së Beratit, tenderi 53 MLN lekë denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Berat synon të vjelë më shumë të ardhura nga automjetet e turistëve të shumtë që e vizitojnë kalanë qytetit. Kryetarit të Bashkisë i lindi një ide për të nxjerrë para duke parë se sa shumë fiton Ministria e Kulturës nga biletat në hyrje të kalasë me çmimet e shtrenjta, si dhe për biletat ekstra për të vizituar disa pjesë të brendshme të objektit. Pse të mos të përfitojë bashkia nga parkimi i makinave, për më tepër sajohet edhe një tender?!

Kështu, më datë 30 tetor 2024, kryetari Demo ka shpallur tenderin me objekt ‘Smart Parking ne Kalanë e Beratit’, për të cilin do të shpenzojë 53 milionë lekë nga buxheti i bashkisë.

Bëhet fjalë për vendosjen e një sistemi automatik për të administruar hyrje/daljet e mjeteve në ambientet e parkimit pranë Kalasë.

Vjelja e të ardhurave që vijnë nga parkimi i mjeteve dhe menaxhimi i fluksit të tyre, do të shkojë në arkën e Bashkisë.

Sipas dokumenteve të Bashkisë Berat, projekti synon përmirësimin e eficencës së ambienteve të parkimit dhe rritjen e opsioneve dhe shërbimeve ofruar qytetarëve. Deri më tani parkimi lejohet deri në një pikë pa iu afruar portës së kalasë, pasi në hapësirat afër saj nuk lejohet, me përjashtim të banorëve që jetojnë brenda. Deri më sot qytetarët kanë parkuar në hapësirat më poshtë rrugës kryesore pa pagesë, por Bashkia kërkon të  përfitojë edhe nga kjo pikë.

Kështu kryebashkiaku kishte parashikuar që më datë 11 nëntor 2024 të shpallë fituesin dhe përgjatë 4 muajve të vendoste sistemin e ri, si dhe të xhirojë 53 milionë lekët e planifikuara për këtë qëllim.

Por,  plani nuk ka ecur sipas parashikimit.

Siç duket, Demo ka manipuluar procedurat e tenderit. Nuk dihet si do të shkojë fati i projektit, por për momentin prokurimi është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Më datë 21 nëntor 2024, firma ”TETRA” ka regjistruar ankesën online për tenderin në fjalë. Për momentin KPP nuk ka pasqyruar dokumentet e ankesës, duke fshehur transparencën për arsyet pse kjo kompani ka denoncuar Demon.

Gjithsesi na mbetet të presim vendimin e KPP, por që nuk duhet të kalojë pa u shqyrtuar më parë dokumentet e tenderit. Kryetari Demo ka treguar se nuk e ka qejf as transparencën se ku i çon fondet e bashkisë, as ligjin mbi prokurimet.

 

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBeratKalaja e Beratitparkimsmart parkingtaksatendertravjel para

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Alban Beqiri shpallet kampion Ballkani, ngre lart flamurin shqiptar në Serbi

Alban Beqiri shpallet kampion Ballkani, ngre lart flamurin shqiptar në Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com