GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Demografia, një faktor jetik për të ardhmen e vendit

07:53 - 26/02/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Demografia, një faktor jetik për të ardhmen e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas censit të vitit 2001, INSTAT hartoi disa projeksione për të ardhmen demografike të Shqipërisë.

Sipas projeksionit më pesimist, me emigracion të lartë dhe numër të ulët të lindjeve, popullsia e Shqipërisë duhej të rritej nga 3.05 milionë në thuajse 3.2 milionë banorë gjatë 10 viteve të ardhshme (pra deri në 2011).

E vërteta rezultoi shumë më pesimiste. Në censin e vitit 2011, popullsia kishte rënë nën 2.9 milionë banorë. Në mungesë të censit të vitit 2021, projeksionet më optimiste aktuale nuk parashikojnë një shifër më të lartë se 2.8 milionë banorë.

Cikli demografik i një vendi mbart rëndësi të lartë për projeksionet afatgjata të zhvillimit ekonomik. Një shoqëri me popullsi në rritje është një shoqëri me popullsi mesatare të re.

Ajo përmban rreziqe të konflikteve sociale, por edhe energjinë sipërmarrëse të ambicies së një brezi të ri. Një shoqëri e vjetër, nga ana tjetër, është një shoqëri ku ambicia zhduket, cilësia e forcës punëtore nuk përmirësohet dhe qëndrueshmëria fiskale bëhet më e vështirë.

Lindjet

Shqipëria nuk është vendi i vetëm që po përballet me një situatë të tillë. Një pjesë e madhe e botës së zhvilluar sot ka një shtesë natyrale të popullsisë – pra lindjet nga popullsia lokale – negative. Këto vende kanë arritur ta zbusin këtë prirje, vetëm falë emigracionit, që vazhdon të ushqejë popullsitë e tyre me fuqi punëtore.

Situata më problematike është në vendet e ish-Bllokut Lindor, ku Shqipëria bën pjesë po ashtu. Megjithëse stili i jetesës ka filluar t’i ngjajë jetës perëndimore – popullsi urbane, martesa në moshë më të shtyrë, familje të vogla – standardet ekonomike janë ende larg vendeve perëndimore.

Kjo bën që vendet e këtij blloku, jo vetëm të mos jenë destinacioni kryesor i emigrantëve, por shpesh të kthehen vetë në burim emigracioni drejt vendeve të Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut.

Përpjekjet e shumta të mjaft vendeve për të rritur numrin e lindjeve në shoqëritë përkatëse, falë masave të ndryshme fiskale, duket se kanë dështuar. Çdo lloj rritje duket e përkohshme dhe tendencat afatgjata janë thuajse të pandikuara nga masat e ndryshme.  Mediat e huaja kanë analizuar së fundmi se masat me stimuj fiskal në përgjithësi kanë rezultuar më të kushtueshme dhe pa efekte afatgjata.

Dilema kryesore që kanë shoqëritë është se si duhet të përballen me këtë fenomen, thuajse të panjohur më parë në historinë e njerëzimit.

Masat

Vendet e zhvilluara po zbatojnë një miks masash ekonomike dhe shoqërore për t’u përballur me këtë proces. Vendet me një histori më kozmopolitane po përpiqen të tërheqin emigrantë, por duke u fokusuar sa më shumë tek ato grupime që janë lehtësisht të integrueshëm në shoqëritë e tyre.

Të tjerë po eksperimentojnë me automatizim të proceseve të punës, duke rritur kështu eficiencën e punonjësve edhe në moshë të rritur, ose duke i zëvendësuar ata. Në vendet e Europës Jugore, e njohur për problemet e mëdha me borxhin publik, rritja e moshës së pensionit është thuajse e detyrueshme tashmë, pavarësisht kundërshtive të mëdha politike.

Por shumë prej këtyre masave janë të pavlefshme për rastet si Shqipëria. Siç e thamë më sipër, vende me standardin e jetesës, të krahasueshëm me Shqipërinë, nuk janë kurrë objektivi afatgjatë i emigrantëve.

Për më tepër, vendet e Europës Lindore, për shkak edhe të historisë tërësisht të ndryshme dhe mungesës së lidhjeve nga epoka koloniale, kanë pak ose aspak dëshirë dhe elasticitet social për të mirëpritur grupime të reja popullsie, për shkak të mungesës së kësaj përvoje në të shkuarën..

Automatizimi i proceseve të punës është po ashtu larg mundësive të shoqërive ende në zhvillim, apo me ekonomi të dominuar nga procese pune me vlerë të shtuar të ulët. Megjithëse shumë prej këtyre zhvillimeve teknologjike do të kishin ndikim pozitiv edhe në ekonomi si Shqipëria, ato janë thuajse ende të paarritshme për kompanitë dhe bizneset e thjeshta shqiptare.

Shpresa mbetet te ruajtja e një lloj marrëdhënieje afatgjatë me diasporën – një lidhje ku një pjesë e popullsisë së larguar vazhdon të investojë, apo të jetojë pjesërisht, në vendin e origjinës, duke sjellë me vete kapitale dhe njohuri të reja. Kjo lidhje do të zbuste efektet fiskale të plakjes së shoqërisë dhe do të sillte energjinë për sipërmarrje që zakonisht mungon në shoqëritë që vjetrohen.

Por që diaspora të vazhdojë të kontribuojë për vendin e origjinës e jo gjetkë, duhet të fillojë të gjejë këtu kushtet e vendeve ku jeton sot: sigurinë, lirinë, dinjitetin njerëzor, cilësinë e shërbimeve publike dhe parashikueshmërinë. Të gjitha këto duket se mbeten ende të vështira për vendin tonë.

“Demography is destiny”- demografia është kthyer në një faktor jetik, është një nga shprehjet kryesore të analistëve të ngjarjeve ekonomiko-politike. Kjo pasi shumë nga ngjarjet me të cilat përballet një vend parashikohen thuajse në mënyrë të saktë nga cikli demografik i tij.

E nëse projeksionet demografike do të vazhdojnë të ndjekin të njëjtin ritëm, e ardhmja e Shqipërisë duket sa e qartë, aq edhe e zymtë.

Etiketa: demografiKryesore1vendi

Lajme të lidhura

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore
Aktualitet

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore

12:19 - 15/12/25
Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë
Aktualitet

Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

09:19 - 15/12/25
Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së
Aktualitet

Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

08:49 - 13/12/25
Para
Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

Tenton të vjedhë pula, të zotët e shtëpisë e bëjnë për spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore
Aktualitet

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore

12:19 - 15/12/25

Familjet në Shqipëri rezultojnë ndër më të goditurat financiarisht në Ballkan nga shpenzimet shëndetësore dhe frika për përballimin e kostove...

Lexo më shumë
“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

11:35 - 15/12/25
Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

11:17 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com