GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, i cili komentoi në një intervistë për NewsCast Albania me gazetarin Arbër Hitaj zhvillimet brenda selisë blu, lëvizjen e Ervin Salianjit dhe mënyrën sesi opozita duhet të përballet me Edi Ramën.

Alimehmeti tha se Partia Demokratike ka nevojë për rinovim dhe përfaqësim më të gjerë në strukturat drejtuese, ndërsa theksoi se Kuvendi i 30 majit do të jetë vendimtar për organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare.

“Ka nevojë për një rinovim, por më tepër sesa vetë rinovimi do kishte rëndësi përfaqësimi. Këshilli Kombëtar duhet të ishte më përfaqësues dhe më aktiv”, deklaroi ai.

Në lidhje me garën për kreun e PD-së, Alimehmeti tha se duhej të kishte pasur një kandidat përballë Sali Berishës dhe një proces real konkurrimi, duke përmendur Ervin Salianjin si figurën që mund të hynte në garë.

 

“Unë jam për garë gjithmonë. Gara të forcon, gara të çon përpara. Mendoj që zoti Salianji ishte i vetmi person që i plotësonte kriteret për të hyrë në garë përballë zotit Berisha”, tha Alimehmeti.

 

“Nuk jam për farsat ala ‘Maqo Lakrori’. O bëjmë garë reale, ose më mirë të quhet rikonfirmim. Një garë false nuk do e preferoja”, u shpreh ai.

I pyetur për raportin me Ervin Salianjin dhe akuzat se ky i fundit ishte “tradhtuar” për shkak të garës për Tiranën, Alimehmeti mohoi çdo përçarje dhe tha se ka qenë gjithmonë kundër ndasive brenda PD-së.

“Kam qenë fort kundër përçarjes. E kam parë se çfarë dëmi ka sjellë përçarja në Partinë Demokratike”, deklaroi ai.

Alimehmeti kujtoi edhe mbështetjen që i ka dhënë Salianjit gjatë kohës kur ai ishte në burg, duke e cilësuar dënimin e tij si politik.

“Zotin Salianji e kam njohur në burg. Kam shkuar për ta takuar sepse vlerësoja që ai po bënte një burg politik për shkak të kontributit që jepte në Partinë Demokratike”, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se Salianji duhet të mbetet pjesë e PD-së dhe se opozita ka nevojë për bashkim përballë qeverisë Rama.

“Për sa kohë forumet drejtuese e kanë pranuar si pjesë të Partisë Demokratike, për mua ai mbetet demokrat. Nuk shkoj me logjikën përjashto këtë apo atë”, u shpreh ai.

Në intervistë, Alimehmeti foli edhe për mënyrën sesi opozita duhet të përballet me Edi Ramën, duke theksuar se vendi po përballet me mungesë shprese, frikë dhe largim masiv të të rinjve.

“Shpresa i takon opozitës për ta ngritur. Por duhet të kuptojmë realitetin ku ndodhemi. Kemi një qeveri që po sjell një Shqipëri pa të ardhme, ku rrezikojmë të kemi vetëm kriminelë, pleq dhe beton”, deklaroi ai.
Sipas Alimehmetit, opozita duhet të përdorë çdo mjet demokratik për të rikthyer besimin tek qytetarët dhe për të ndalur largimin e të rinjve nga vendi.

“Çdo diskutim mes nesh duhet të mbyllet. Problemi është më i madh. Po na ikin fëmijët dhe po humbet shpresa”, tha ai.

Etiketa: Ilir AlimehmetiKryesore1

Lajme të lidhura

Le Monde: Kanye West është i ndaluar në shumë vende të botës, në Shqipëri merr 4 mln € për koncert!
Aktualitet

Le Monde: Kanye West është i ndaluar në shumë vende të botës, në Shqipëri merr 4 mln € për koncert!

08:38 - 10/07/26
“Më çuan njerëz te shtëpia”, Koçeku zbulon komunikimin me Ramën pasi u largua nga PS: Do ngelesh vetëm
Aktualitet

“Më çuan njerëz te shtëpia”, Koçeku zbulon komunikimin me Ramën pasi u largua nga PS: Do ngelesh vetëm

08:15 - 10/07/26
Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte
Aktualitet

Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte

23:36 - 09/07/26
Para
Parashikimi i motit, sot temperatura deri në 30 gradë

Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Le Monde: Kanye West është i ndaluar në shumë vende të botës, në Shqipëri merr 4 mln € për koncert!
Aktualitet

Le Monde: Kanye West është i ndaluar në shumë vende të botës, në Shqipëri merr 4 mln € për koncert!

08:38 - 10/07/26

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull koncertit të reperit amerikan Kanye West, i planifikuar për t’u...

Lexo më shumë
“Më çuan njerëz te shtëpia”, Koçeku zbulon komunikimin me Ramën pasi u largua nga PS: Do ngelesh vetëm

“Më çuan njerëz te shtëpia”, Koçeku zbulon komunikimin me Ramën pasi u largua nga PS: Do ngelesh vetëm

08:15 - 10/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:56 - 10/07/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

07:44 - 10/07/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 10 Korrik 2026

07:38 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com