GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë

20:32 - 24/03/26
në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbësat përjashtojnë fituesit. Kështu shprehet Ervin Salianji për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durres pasi mbështetën ish-deputetin në Foltoren e tij me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit: 

Humbësat përjashtojnë fituesit.

Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës.

Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.

E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!

Frika nga gara nuk është lidership!

Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe  demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!

Salianji e cilëson të “paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën”.

Reagimi nga Flamur Noka:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se largimi i dy këshilltarëve nga grupi i PD në Bashkinë e Durrësit është bërë me kërkesë të degës lokale.

Në një sqarim, Noka bëri të ditur se kërkesa për përjashtimin e tyre ishte depozituar më herët nga strukturat e PD në Durrës, duke theksuar se vendimi është marrë mbi baza konkrete.

Noka u shpreh se, njëri prej këshilltarëve ka punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, ndërsa tjetri akuzohet për përfitime personale nga posti dhe bashkëpunim me këtë forcë politike.

“Sqarim për opinionin publik

Lidhur me dizinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës, sqarojmë sa vijon:

Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.

Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ai ka punuar për PS.

Çdo interpretim tjetër është trillim”.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme
Breaking Views

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë
Breaking Views

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26
Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…
Aktualitet

Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

21:08 - 24/03/26
Para
PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi

PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme
Breaking Views

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26

Sulmuesi i Liverpool FC, Mohamed Salah, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. 33-vjeçari, pjesë...

Lexo më shumë
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26
Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

21:08 - 24/03/26
PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi

PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi

20:44 - 24/03/26
Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë

20:32 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com