GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i kreut të SHISH, Demokratët Europianë bëjnë apel: Drejtësia të veprojë pa ndërhyrje!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i  kreut të SHISH, Demokratët Europianë bëjnë apel: Drejtësia të veprojë pa ndërhyrje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokratët Evropianë (PDE / EDP) kanë reaguar në lidhje me dhënien e masës së arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga detyra të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Masat u dhanë me firmë të GJKKO, dhe me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve për aferën AKSHI.

Në një reagim, Demokratët Evropianë theksojnë se zhvillimet kundër Hysenit janë jashtëzakonisht serioze dhe se drejtësia duhet t’i shqyrtojë akuzat kundër saj në pavarësi të plotë dhe pa ndërhyrje.

“Urdhri i pezullimit dhe arrestit shtëpiak në lidhje me Vlora Hyseni, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, është një zhvillim jashtëzakonisht serioz. Akuzat e raportuara kundër saj tani duhet të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore kompetente, në pavarësi të plotë dhe me respekt të plotë për prezumimin e pafajësisë.”, shkruajnë ata.

Në reagim, theksohet gjithashtu se këto zhvillime përforcojnë rëndësinë e shqetësimeve që ngrenë qytetarët çdo ditë në protestë.

“Nga polemika mjedisore rreth projektit të resortit që nxiti lëvizjen, qytetarët kanë kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respekt për sundimin e ligjit.”, thuhet më tej.

Demokratët kërkojnë gjithashtu që institucionet të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje.

“E ardhmja evropiane e Shqipërisë kërkon institucione të forta demokratike, një gjyqësor të pavarur, llogaridhënie të vërtetë dhe një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është ajo që meriton populli shqiptar.”

Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.

Reagimi

Urdhri i pezullimit dhe arrestit shtëpiak në lidhje me Vlora #Hyseni, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror të #Shqipërisë , është një zhvillim jashtëzakonisht serioz. Akuzat e raportuara kundër saj tani duhet të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore kompetente, në pavarësi të plotë dhe me respekt të plotë për prezumimin e pafajësisë.

Në të njëjtën kohë, këto zhvillime përforcojnë rëndësinë e shqetësimeve të ngritura nga #FlamingoRevolution. Nga polemika mjedisore rreth projektit të resortit që nxiti lëvizjen, qytetarët kanë kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respekt për sundimin e ligjit.

Nuk duhet të nxirren përfundime para se procesi gjyqësor të ketë përfunduar. Por, kur hetimet arrijnë në nivele kaq të larta të shtetit, të gjitha institucionet duhet të përgjigjen me transparencë të plotë dhe të lejojnë drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje.

E ardhmja evropiane e Shqipërisë kërkon institucione të forta demokratike, një gjyqësor të pavarur, llogaridhënie të vërtetë dhe një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është ajo që meriton populli shqiptar.

Etiketa: apelDemokratëdrejtesi

Lajme të lidhura

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Aktualitet

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Para
Vdekja e 36-vjeçarit që u hodh nga pallati, arrestohet babai i ish bashkëjetueses së tij!

Vdekja e 36-vjeçarit që u hodh nga pallati, arrestohet babai i ish bashkëjetueses së tij!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 3 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:09 - 03/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit.

08:06 - 03/11/26
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com