GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Demokratët kërkojnë komision hetimor për Portin e Durrësit

13:25 - 06/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Demokratët kërkojnë komision hetimor për Portin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar ditën e sotme në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar aferën e Portit të Durrësit.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo është afera më e madhe kriminale dhe korruptive. Ai u shpreh se kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit e cila është një nyje strategjike tregtare dhe ushtarake.

“Grabitja e Portit të Durrësit është afera më kriminale dhe korruptive. Jo vetëm në aspektin ekonomik, jo vetëm si një pronë gjigande por ka shkelur në mënyrë brutale kushtetutën dhe çdo aspekt tjetër. Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit. Gjithashtu një nyje strategjike ushtarake që Shqipëria vë në dispozicion të aleancës. Me këtë aferë Porti i Durrësit vdes menjëherë.

Ajo që parashikohet aty do të zhdukë këtë port dhe nuk ka asnjë garanci që porti tjetër do të zhvillohet në të ardhmen. Grabiten miliarda euro që vlen ajo pronë publike. Është cenuar autonomia vendose me të cilën vetëqeveriset Durrësi. Është një deformim brutal i barazisë së subjekteve dhe konkurrencës dhe detyrimin për të mos krijuar avantazhe financiare për subjektet. Me këtë kontratë që është firmosur sërish qeveria bën të mundur që investimi që do të bëjë shteti shqiptar do të jetë me humbje.

Qytetarët shqiptarë duhet të investojmë sërish 2 mld euro. I mundësohet investitorit privat që të fitojë me shumëfish në raport me atë që investon. Porti i Durrësit që në vitet e para do të pushojë së ekzistuari dhe do të bëjë të pamundur një zhvillim jo vetëm të qytetit por të gjithë Shqipërisë. Do i drejtohemi me një padi të dytë gjykatës Kushtetuese. Ne do i shkojmë deri në fund. Askush nuk do na bllokojë në hetimin e kësaj afere grabitqare. Do e ndjekim në çdo rrugë”, tha ai.

 

 

 

Etiketa: DurrësKomisionKryesore1

Lajme të lidhura

PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës
Aktualitet

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

11:41 - 19/03/26
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit
Aktualitet

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

10:53 - 19/03/26
Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Aktualitet

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26
Para
Studimi vë në dukje rreziqet reale nga konsumi i sheqerit

Studimi vë në dukje rreziqet reale nga konsumi i sheqerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26

Një rast i pazakontë ka rikthyer debatin mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka...

Lexo më shumë
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

12:07 - 19/03/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

11:41 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com