GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Demokratët në Senatin amerikan njoftojnë marrëveshjen prej 3.5 trilionë dollarë për buxhetin

16:44 - 14/07/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Demokratët në Senatin amerikan njoftojnë marrëveshjen prej 3.5 trilionë dollarë për buxhetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Joe Biden shkon në Kongres të mërkurën për t’u takuar me demokratët e Senatit pasi ligjvënësit njoftuan arritjen e një marrëveshje mbi një plan prej 3.5 trilionë dollarësh për të zgjeruar shpenzimet për kujdesin shëndetësor për të moshuarit, ndryshimet klimatike dhe programet për të ndihmuar familjet, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Paketa e ndihmave do të jetë “investimi më i madh për klasën e mesme në disa dekada”, tha zoti Schumer të martën. Senatori i shtetit të Virxhinias Mark Warner, një demokrat, u tha gazetarëve se plani përfshin dispozita që do të mbulojnë plotësisht koston e këtyre programeve.

Ndërsa senatori Warner nuk specifikoi se si do të paguhej kjo paketë ndihmash, Presidenti Biden ka bërë përpjekje për të rritur taksat për të pasurit dhe korporatat.

Republikanët në Kongres janë kundër rritjes së taksave. Gjatë administratës së mëparshme të Presidentit Donald Trump ata miratuan një seri uljesh taksash – përfshirë nivelin e taksave për korporatat.

Për t’u miratuar plani i tanishëm, demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e plotë të 50-anëtarëve të tyre në Senat. Udhëheqësit demokratë duan ta miratojnë një rezolutë për buxhetin, që do të siguronte kornizën për legjislacionin, përpara se ligjvënësit të largohen për pushimet e verës në muajin gusht.

Me republikanët që nuk pritet ta mbështesin planin, demokratët ka të ngjarë të ndjekin një procedurë të veçantë duke ia bashkangjitur planin, ligjit për buxhetin. Kjo do të lejonte që projektligji të miratohej vetëm me një shumicë të thjeshtë dhe të mos i nënshtrohej një procesi bllokues të mundshëm nga republikanët.

Një rezolutë për buxhetin do t’i lejonte demokratët ta miratonin ligjin për shpenzimet buxhetore më vonë gjatë vitit, gjithashtu me një shumicë të thjeshtë.

Paralel me këto nisma, janë duke vazhduar edhe negociata dypartiake për një paketë tjetër prej 1,2 trilionë dollarësh shpenzime në infrastrukturë për objekte të tilla si rrugët, urat, sistemet e ujit dhe interneti me shpejtësi të lartë.

Lajme të lidhura

E rëndë në Itali, shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve
Aktualitet

Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

11:43 - 14/02/26
Kolumbia rifillon shkatërrimin e të mbjellave të kokainës me glifosat
Botë

Kolumbia rifillon shkatërrimin e të mbjellave të kokainës me glifosat

10:42 - 14/02/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Para
U gjet me një sasi të madhe eurosh në makinë, shqiptari ‘fundoset’ pas kontrollit në banesë

U gjet me një sasi të madhe eurosh në makinë, shqiptari ‘fundoset’ pas kontrollit në banesë

TË FUNDIT

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija
Aktualitet

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

12:57 - 14/02/26

Në një bisedë online me qytetarë, Sali Berisha komentoi ikjen e Engjëll  Agaçit dhe Valbona Bizhgës nga qeveria e Edi...

Lexo më shumë
Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula

Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula

12:38 - 14/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

12:25 - 14/02/26
Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë

Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë

12:11 - 14/02/26
E rëndë në Itali, shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve

Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

11:43 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com