GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Demokrati i preferuar’ i Ramës kandidat për primaret e PD-së

21:22 - 05/11/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Demokrati i preferuar’ i Ramës kandidat për primaret e PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besnik Dushaj, ish-kryebashkiak i Tropojës, kërkon t’i hipë sërish karriges së kryetarit të Bashkisë, që e mori në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Ai ka vendosur të kandidojë në primaret e PD.

Gara në Primare

Dushaj konfirmoi kandidimin në primaret e PD-së për Tropojës këtë të Shtunë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai hedh kritika ndaj qeverisë. Ai foli për presione e sulme ndaj demokratëve në Tropojë nga “klika kriminale e rilindjes dhe bashkëpunëtorëve të saj”.

Më tej, flet për “punë të mira” që sipas tij, ka bërë kur ishte kryebashkiak. Ndërsa thotë se tani që qeveriset nga PS, Tropoja është marrë peng nga “propaganda boshe dhe hajdutërisë që ka mbërthyer e marrë peng”.

“Gjithçka është kthyer përmbys, vetem lajka, presione, hajni, arrogancë dhe propagandë boshe. Bashkia është momentalisht shumë larg të qënurit një institucion që u shërben qytetarëve. Ne punuam në kushte shumë të vështira kur sapo kishte marrë pushtetin qeveria e rilindjes. Ajo kishte një mllef dhe urrejtje shumë të madhe për Tropojën dhe tropojanët. Megjithatë ia dolëm ta shndërrojmë Bashkinë e Tropojës në shtëpinë e përbashkët të çdo qytetari, që ofronte zgjidhje çdo ditë dhe çdo orë për hallet e tyre”, shprehet Dushaj.

Kryebashkiaku demokrat i preferuar i Ramës

Megjithatë, pavarësisht kritikave që sot bën ndaj mazhorancës, fakt është që Dushaj është një ish-pushtetar demokrat me një marrëdhënie të pazakontë me kryeministrin Edi Rama.

Rëndom ndaj kundërshtarëve politikë, e sidomos në Shqipëri, ka akuza dhe kundër-akuza të ashpra që degradojnë edhe në fyerje personale.

Dhe Rama, siç e ka treguar koha, është ndër ata syresh që këtë di ta bëjë shumë mirë. Por, asnjëherë nuk e ka aplikuar fjalorin e tij të pasur të sharjeve me ish-kryebashkiakun e Tropojës. Përkundrazi, e ka lavdëruar, edhe pse përfaqësonte flamurin e kundërshtarit të tij më të egër në politikë – Partinë Demokratike.

Në Qershor të vitit 2016, gjatë një fjalimi në Tropojë, Rama do të shprehej për Dushajn: “Kryetarin e Bashkisë e kanë zgjedhur qytetarët e Tropojës dhe neve na kanë zgjedhur shqiptarët. Ne nuk e paragjykojmë Tropojën, as kryetarin e saj. Ai nuk është si Ademi dhe Kapri që flenë gjumë. Unë them kaq. Kryetari i Bashkisë ka bërë gjithë këto punë këtu. Ka patur mbështetjen tonë se ka aplikuar për projekte. Ai nuk tund flamurin e partisë në zyrë ndaj unë e kam mbështetur edhe personalisht”.

Të dy së bashku, janë shfaqur krah njeri-tjetrit gjatë takimeve të kreut të qeverisë në qytetin verior.

Problemet me justifikimin e pasurisë

Në media është përfolur për afera korruptive të Dushajt si dhe probleme me justifikimin e pasurisë. Megjithatë, nga autoritetet nuk rezulton të jenë ngritur akuza penale ndaj tij.

Në vitin 2019-ës, në kuadrin e një sërë raportimesh për pasuritë e deklaruara të pushtetarëve, “Birn” shkruante se ka probleme në justifikimin me burime të ligjshme të “kursimeve të konsiderueshme” të Dushajt.

“Skanimi cilësor i deklaratave të kryetarit të bashkisë Tropojë zbuloi kursime të konsiderueshme të mbajtura jashtë sistemit bankar, të cilat sipas standardeve ndërkombëtare cilësohen si ‘flamur i kuq’”, thuhej në raportim.

Si u shtua pasuria

Sipas të njëjtit artikull, para fillimit të detyrës si deputet i Kuvendit (i zgjedhur nën siglën e PD) në vitin 2003, Dushaj ka pasur një pasuri të deklaruar familjare prej 6.5 milionë lekësh.

Ndërkohë, në fund të vitit 2017, ai deklaron një pasuri prej 23.5 milionë lekësh. Kështu ka regjistruar një rritje pasurie 3.6 herë më shumë.

Etiketa: Besnik DushajEdi RamaKryesore1PDprimare

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para

Pronari i azilit: Çfarë më tha infermierja një ditë para publikimit të videos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com