GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dëmshpërblim qindarkë për qindarkë”? – Rama premtoi, por inventari i dëmeve nga zjarret ende i papërfunduar

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dëmshpërblim qindarkë për qindarkë”? – Rama premtoi, por inventari i dëmeve nga zjarret ende i papërfunduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë vit, Shqipëria u përball me një sezon të rëndë zjarresh që dogjën 60 mijë hektarë pyje e kullota.

Mbi 130 vatra zjarresh lanë pas dhjetëra banesa të shkatërruara plotësisht, të tjera të dëmtuara, krerë bagëtish të djegur dhe hektarë të tërë pemtarie të shkrumbuar. Zonat më të prekura ishin Gramshi dhe Delvina, ku dëmet prekën më rëndë komunitetet rurale.

Më 14 gusht 2025, kryeministri Edi Rama, premtoi se të gjithë do të dëmshpërbleheshin për shtëpitë dhe bagëtitë e humbura. Sipas shifrave paraprake, 207 banesa u dëmtuan, prej të cilave 40 u shkatërruan plotësisht.

“Askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pa e pasur në krah shtetin për tu rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë ashtu si dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur”, premtoi Rama.

Dy muaj më vonë, më 4 tetor 2025, Rama përsëriti angazhimin e tij, duke e cilësuar si një detyrim moral dhe ligjor procesin e kompensimit.

“Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata të cilët kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”, deklaroi kryeministri.

Inventari nuk është gati
Por ndryshe nga deklaratat e kryeministrit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari ende nuk është përmbyllur. Agjencia që koordinon procesin ndërmjet strukturave qendrore dhe vendore thotë se inventarizimi është në fazën përfundimtare.

“Të dhënat përfundimtare do të publikohen pas verifikimit dhe miratimit nga strukturat përgjegjëse, për të siguruar saktësi dhe transparencë”, pohoi Agjencia për mbrojtjen civile për Faktoje.al.

Vonesat, sipas Agjencisë, lidhen me verifikimet në terren dhe harmonizimin e të dhënave mes institucioneve qendrore dhe vendore, me synim garantimin e trajtimeve të drejta e ligjore për çdo rast.

Afatet për fillimin e pagesave do të publikohen pas miratimit të listave dhe alokimit të fondeve nga buxheti i shtetit, ndërsa kompensimi do të bëhet sipas shkallës së dëmit për çdo banesë, bagëti apo dëme materiale të tjera.

Familjet e prekura përballen vetë me pasojat
Banorët e prekur nga zjarret janë detyruar të gjejnë zgjidhje vetë. Lulëzim Doku, nga fshati Harunas njësia Skëndërbegas në Gramsh, humbi shtëpinë nga zjarri i fuqishëm i gushtit.
“Kanë sjell kontenierë dhe disa mobilie, por nuk jetohet atje se kemi dy fëmijë të vegjël” – tregon Lulëzimi.

Prej dy muajsh ai është zhvendosur në qytetin e Gramshit dhe paguan 15 mijë lekë qira për banesën ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Kanë ardhur të na bëjnë vlerësimet, matjet…tani presim”, tregon ai.

Ekspertët e pushtetit vendor shprehen se vonesat në procesin e dëmshpërblimit po i lënë familjet e prekura të përballen vetë me pasojat.

“Premtimet politike për rindërtim dhe kompensim nuk kanë gjetur ende mbështetje në zbatimin konkret të ligjit 45/2019, duke e lënë barrën tek familjet e prekura që vijojnë të presin raportet dhe fondet përkatëse”, thotë Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Ai shton se duke pasur parasysh numrin e kufizuar të banorëve dhe përmasat e dëmit, verifikimet mund të ishin mbyllur brenda pak javësh.

“Mosfunksionimi në kohë i mekanizmit ligjor të kompensimit ngre dyshime për mungesë koordinimi ndërinstitucional dhe neglizhencë administrative”, argumenton Haxhimali.

Sipas të dhënave të Censit 2023, zonat më të prekura nga zjarret, Gramshi dhe Delvina, kanë popullsi të ulët, çka nënkupton një proces më të lehtë verifikimi dhe menaxhimi të dëmeve. Bashkia Gramsh numëron 16,533 banorë, prej të cilëve vetëm 667 jetojnë në njësinë Skënderbegas, një nga zonat më të dëmtuara. Bashkia Delvinë ka 6,166 banorë, ku shumica banojnë në qytet (4,952).

Përfundim

Nisur nga informacioni i mbledhur dhe verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘tanimë është inventari i plotë i dëmeve nga zjarret’ e kategorizojmë të pavërtetë./ Faktoje.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë
Aktualitet

Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë

08:38 - 03/07/26
“Je bandit”/ Analisti Andi Bushati përplaset me deputetin Ardit Bido: Njerëzit duhet të të vënë flakën ty!
Aktualitet

“Je bandit”/ Analisti Andi Bushati përplaset me deputetin Ardit Bido: Njerëzit duhet të të vënë flakën ty!

08:07 - 03/07/26
Spanja mposht Austrinë me Oyarzabal, Yamal jashtë formës
Breaking Views

Spanja mposht Austrinë me Oyarzabal, Yamal jashtë formës

23:14 - 02/07/26
Para
Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i  kombëtares gjermane
Sport

Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares gjermane

09:35 - 03/07/26

Eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë nga Botërori 2026 ka sjellë zhvillime të rëndësishme në kampin e “Panzerave”. Sipas raportimeve të...

Lexo më shumë
Protestuan para Parlamentit! Policia arreston 19 persona dhe 12 të tjerë i procedon penalisht (Emrat)

Protestuan para Parlamentit! Policia arreston 19 persona dhe 12 të tjerë i procedon penalisht (Emrat)

08:59 - 03/07/26
Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë

Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë

08:38 - 03/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:15 - 03/07/26
“Je bandit”/ Analisti Andi Bushati përplaset me deputetin Ardit Bido: Njerëzit duhet të të vënë flakën ty!

“Je bandit”/ Analisti Andi Bushati përplaset me deputetin Ardit Bido: Njerëzit duhet të të vënë flakën ty!

08:07 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com