GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dëmshpërblimet nga aksidentet, kompanive të sigurimit u bie ritmi, paguajnë më pak

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëmshpërblimet nga aksidentet, kompanive të sigurimit u bie ritmi, paguajnë më pak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ulet numri i dosjeve të paguara në rast dëmi, pasuror, shëndetësore dhe motorik . Marrja përsipër nga shteti e dëmshpërblimit në rastet e fatkeqësive natyrore po frenon krijimin e një kulture të sigurimit vullnetar në shoqërinë shqiptare. Dhe jo vetëm kaq por dhe tregu I sigurimeve duket se ka ngelur ne vend numëro.

Ndryshon trendi i dëmshpërblimeve përfituar nga tregu Sigurimeve pas përvojës së tërmetit dhe pandemisë, duket që fillimviti i 2023 ka stopuar këtë proces. Kompanitë e Sigurimit kanë paguar në total më pak dëme se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill  2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2.1 miliardë lekë ose 3.26% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës.

Luhatje e përqindjes se dëmeve të papaguara nga viti në vit duket se po nxjerr në pa problematikat e këtij tregu edhe pse në dukje ka filluar të edukohet. Prej kohësh tregu i sigurimeve në vend po vuan një gjendje të vështirë , gati-gati kaotike, që ka ardhur kryesisht nga ndryshimet e shpeshta dhe të forta ( shpesh në të njëjtën kohë nga të gjitha kompanitë por pa rezultat) në sigurimin e detyrueshëm motorik. Po ky detaj duket se këtë periudhe ka ndryshuar qasje dhe jo vetëm kaq por ka pësuar rritje.

Gjatë muajve janar-prill  të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara, por nuk ka arritur të kap direktivat e një viti më parë. Raporti në total tregon se dëmet e paguara në fushën e sigurimeve janë 3.26% më të ulëta se vitin e kaluar. Por ndërkohë ja vlen të theksohet fakti se dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin  janar-prill  2023 kapën vlerën 1.5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe pse shtrenjtimi i pjesëve të këmbimit është pasqyruar në kostot e dëmeve që mbulojnë kompanitë e sigurimeve për riparimin e mjeteve të përfshira në aksidente, demet e sigurimeve motorike kapen vleren e 1.5 miliard lekeve ne total.. Kush nuk do të paguajë siguracionet e makinës, përveç dënimit me gjobë, rrezikon edhe sekuestrimin e mjetit. Makina do të sekuestrohet nga Policia Rrugore dhe do t’i kthehet pronarit vetëm pasi të ketë paguar siguracionin e detyrueshëm.

Marrëveshje mes drejtuesve të përfshirë në aksident, nuk mund të nënshkruhet për dëmet me vlerë mbi 30 mijë lekë. Sipas projektligjit të ri, kompanitë nuk mund të ndryshojnë më shumë se 2 herë në vit çmimet e siguracioneve të makinave. Për dëmet me vlerë deri në 100 mijë lekë, duhet të paguhen nga kompanitë brenda 14 ditëve nga paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: demshperblimemakina

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë...

Lexo më shumë
Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com