GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dëmtimi i dronit amerikan nga avioni rus, vijnë reagimet

19:02 - 15/03/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëmtimi i dronit amerikan nga avioni rus, vijnë reagimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara rrëzuan mbi Detin e Zi një dron zbulimi MQ-9, pas dëmtimit të tij nga një avion luftarak rus, incidenti i pari i tillë nga fillimi i sulmit të Kremlinit kundër Ukrainës para më shumë se një viti.

Ky është një incident i rrallë ,por serioz që shkaktoi një protestë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe ngriti shqetësime mbi mundësinë që Rusia të përfitojë duke marrë në dorë teknologjinë e ndjeshme.

Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë shprehën pikëpamje të ndryshme, duke akuzuar njera tjetrën, mbi kontaktin që droni MQ-9 Reaper pati me një avion luftarak rus Su-27. Incidenti u dënua nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni, që paralajmëruan mbi rrezikun e përshkallëzimit. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara thirrën amsabadorin rus.

I dërguari i Moskës në Uashington tha se vendi i tij nuk po kërkon luftë. “Ne nuk duam konfrontime midis Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse. Ne mbështesim marrëdhëniet pragmatike për hir të interesave të popullit amerikan dhe atij rus”, tha Ambasadori Antonov.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e quajti incidentin një veprim të papërgjegjshëm të Rusisë. “Dy avionë rusë hodhën karburant në një dron amerikan MQ-9 që po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe një prej tyre ndoqi dhe goditi dronin tonë duke u përplasur me të. Ky është një episod i rrezikshëm i veprimeve agresive, të rrezikshme dhe të pasigurta të pilotëve rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ky akt nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të fluturojnë dhe operojnë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar. Është përgjegjësi e Rusisë që avionët e saj ushtarakë të sillen në mënyrë të sigurt dhe profesionale”, tha zoti Austin.

Ushtria amerikane u detyrua ta rrëzonte dronin përgjues për shkak të dëmeve që pësoi nga përplasja me avionin rus, tha Pentagoni.

“Duket sikur një pilot rus po përpiqej që qëllimisht ta shkatërronte dronin amerikan mbi Detin e Zi. Ky është një provokim. Mbase është një test. Rusëve, sigurisht, nuk u pëlqen fakti që ne po fluturojmë në ujërat ndërkombëtare atje dhe ata po shprehin pakënaqësinë e tyre”, thotë eksperti i sigurisë Tom Karoko nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Incidenti shënon herën e parë që nga kulmi i Luftës së Ftohtë, që një mjet fluturues amerikan rrëzohet si pasojë e përplasjes me një avion luftarak rus. Kjo ndodh në një periudhë tensionesh midis Uashingtonit dhe Moskës, rreth sulmit rus kundër Ukrainës. Deti i Zi shtrihet midis Evropës dhe Azisë. Ukraina është në mesin e vendeve me të cilat kufizohet.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se droni ishte zbuluar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi nga Ukraina më 2014.

“Rëndësi ka qëndrueshmëria dhe qartësia me të cilën Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, duke e bërë të qartë se ne nuk duam që dobësia apo pavendosmëria jonë të perceptohet nga rusët si një inkurajim për të provuar diçka tjetër”, thotë eksperti Karoko. Forcat ajrore amerikane thanë se droni po kryente një mision “zbulimi dhe mikqyrjeje”. Pentagoni vuri në dukje se dronët e tipit MQ-9 mund të mbajnë armë, por nuk tha nëse droni që u rrëzua ishte i pajisur me një të tillë.

Një dron i njëjtë me atë që u rrëzua mund të përdoret për të grumbulluar të dhëna zbulimi mbi luftën në Ukrainë – një nga kontributet më të mëdha të Perëndimit për Kievin, në përpjekjet e tij për të zmbapsur forcat pushtuese ruse.

Pentagoni nuk tha nëse do të përpiqej të gjente mbetjet e dronit, por theksoi se deri tani Rusia nuk e ka bërë një gjë të tillë. /Voa/

Etiketa: avoni amerikandroni rus

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Lexo më shumë
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com