GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Dëmtojnë rëndë shëndetin gabimet që bëni me ilaçet

10:30 - 13/08/23
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmtojnë rëndë shëndetin gabimet që bëni me ilaçet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njeriu ka tendencën që në disa raste shëndetësore në dukje të lehta, të veprojë me “kokën e vet.”. Keqpërdorimi i internetit për t’u vetëdiagnostikuar apo përdorimi i gabuar e pa kriter i disa barnave është në dëm të shëndetit. Po cilat janë gabimet që bëjnë njerëzit në përdorimin e medikamenteve?

Marrja e qetësuesve nëse vuani nga urthi

Njerëzit që vuajnë nga urthi nuk duhet të marrin barna qetësuese siç është valiumi. Barna të tilla rritin gjasat e shfaqjes së urthit gjatë natës me 50 për qind.

Marrja e aspirinës çdo ditë pa këshillën e mjekut

Disa njerëz nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë pa këshillën e mjekut. Kjo për arsyen se aspirina mund të shkaktojë gjakderdhje në stomak. Aspirina rekomandohet për njerëzit që kanë rrezik të lartë të atakut në zemër dhe iktusit.

Heqja dorë nga ilaçet e ankthit krejt papritur

Nëse keni marrë prej shumë kohës medikamente kundër ankthit, nuk rekomandohet që të lini kurën krejt papritur. Flisni me mjekun që të ulë dozën në mënyrë graduale. Në të kundërt, mund të përballeni me komplikacione të ndryshme siç janë konvulsionet.

Përdorimi i antibiotikëve të vjetër për një infeksion të ri

Nëse në shtëpi keni antibiotikë të një kure të mëparshme dhe dëshironi t’i përdorni ato për një infeksion të ri, jeni dyfish gabim.

Së pari, përderisa ju kanë mbetur antibiotikë, atëherë nuk e keni përfunduar kurën e parë.

Së dyti, antibiotikët janë shumë specifikë kundër infeksioneve të ndryshme. Përdorimi i gabuar e përkeqëson situatën.

Kalciumi me stomak bosh

Në shumicën e suplementëve, kalciumi është në formën e kripës. Stomaku ka nevojë për sasi të mëdha të acidit hidroklorik për të shpërbërë kalciumin, ndaj suplementët duhen marrë gjatë vaktit. Ushqimi do të nxisë stomakun të prodhojë më shumë nga acidi i nevojshëm.

Vetëdiagnostikimi

Kur vjen puna tek infeksionet, sidomos ato urinare, gratë dhe vajzat bëjnë gabimin që përpiqen të japin një diagnozë të pakëshilluar me mjekun. Por infeksionet në zonat intime janë të ndryshme dhe një infeksion i thjeshtë në dukje mund të jetë diçka më serioze në të vërtetë. Përpara se të arrini në konkluzione të gabuara, kujdesuni të flisni me mjekun sa më parë.

Etiketa: gabimeilae

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Dogji “Ferrarin” e Noizy, vlonjati: Klevio më pagoi 2 mijë euro…

Dogji "Ferrarin" e Noizy, vlonjati: Klevio më pagoi 2 mijë euro...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com