Parlamenti ka miratuar ndryshimin per here te katert brenda vitit të buxhetit të shtetit, Edhe kesaj ehere qeveria perdori nje akt normative. Po me akt normative u ndryshua edhe ligji për menaxhinin e sistemit buxhetor. Ministrja e financave Anila Denaj tha se ndryshimi konsiston në rritjen me 11.8 miliardë lekë të shpenzimeve kapitale, ku pritet të financohen një sërë projeketesh infrastrukturore.
“Po të marrim të gjithë shumën në buxhet për mbështetjen buxhetorë në 11.8 mld lekë kjo krijon një rritje dhe të deficitit i cili shkon në parametrat e vitit 2020 po ashtu edhe nivelit të borxhit.”-u shpreh ministrja Denaj, gjatë fjalës së saj në seancë plenare.
Këto shpenzime do të financohen me borxh pasi qeveria nuk parashikon rritje të të ardhurave. Ky fakt bën që borxhi publik të kalojë 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndryshimet parashikojnë blerjen e vaksinave anti Covid, blerjen e droneve nga ministria e Mbrojtjes, ndërtimin e segmentit te unazës veriore të Tiranës, ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërtimin e bypassit të Vlorës.
Fjala e Ministres Denaj në Kuvend:
Për Aktet e Buxhetit
Seancë Plenare datë 1 Korrik 2021
I nderuar Kryetar i Seancës,
Të nderuar Deputetë,
Të nderuar Qytetarë,
Situata e pandemisë në vitin e kaluar, ka kushtëzuar politikat fiskale dhe ecurinë e ekonomisë në Shqipëri dhe kudo.
Prandaj, sot prezantoj 2 (dy) akte normative për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor si dhe në ligjin për buxhetin e vitit 2021.
Qeveria Shqiptare është detyruar të bëjë një sërë ndryshimesh në parashikimet buxhetore dhe makroekonomike, duke krijuar hapësirën e nevojshme fiskale për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve në vitin 2021, por edhe për te vijuar me mbështetjen e vazhdueshme financiare duke siguruar objektivin primar vaksinimin total të popullsisë.
Nevoja për ndryshime, ka si objektiv primar Ofrimin stimuj të nevojshëm fiskalë në krahun e shpenzimeve buxhetore për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit si pasojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme.
Vijmë pas ndryshimeve të vitit të kaluar, në kushtet e një prudence dhe analize me të dhëna të limituara në raport me nevojat për të perballuar situaten e pandemisë.
Në frymën e udhëzimeve fiskale të Komisionit Evropian për vendet e Bashkimit Evropian të datës 2 Qershor 2021, të cilat shtrijnë aplikimin e përjashtimeve fiskale edhe gjatë vitit 2022, gjykojme që zgjerimi i stimujve fiskalë është i nevojshëm.
Këto udhëzime argumentojnë se politika fiskale zgjeruese, gjatë periudhës 2021-2022 për vendet e BE, synon implementimin e investimeve të reja publike dhe reformave të nevojshme strukturore.
Këto politika do të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e potencialit të rritjes ekonomike dhe punësimit si dhe përmirësimit të financave publike.
Vlerësimet aktuale të situatës makroekonomike dhe fiskale për vitin 2021 si dhe për periudhën 2022-2024, tregojnë se,
– një stimul i mëtejshëm fiskal nga ana e shpenzimeve buxhetore do të ishte garanci për nivele më të larta e të qëndrueshme të rritjes ekonomike në afatmesëm dhe afatgjatë.
Kjo do të ofronte:
• Punësim e mirëqënie për qytetarët e vendit;
• Më shumë burime financiare për shërbime publike.
Konsolidimi fiskal dhe ulja e nivelit te borxhit, vijon të mbetet një objektiv madhor i Qeverisë, i rikonfirmuar edhe në këtë Akt Normativ.
Konkretisht, amendimet janë:
• Rregullat fiskale të mos aplikohen përjashtimisht për vitin 2021, si domosdoshmëri për fleksibilitetin e nevojshëm të buxhetit të shtetit.
• Zbatimi i detyrimit ligjor të rregullit fiskal që balanca primare e buxhetit nuk mund të jetë më e vogël se sa zero, do të hyjë në fuqi në vitin 2024.
Pavarësisht këtij përjashtimi të përkohshëm por të domosdoshëm, Qeveria Shqiptare mbetet plotësisht e angazhuar për t’ju rikthyer objektivit të saj prioritar të konsolidimit fiskal në afatin e mesëm dhe afatin e gjatë.
Lidhur me shtesat dhe ndryshimet në ligjin për buxhetin e vitit 2021, në mënyrë paraprake më lejoni të bëj një përmbledhje të shkurtër të situatës makroekonomike në tërësi.
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 5 mujore (Janar – Maj 2021) ka reflektuar një ecuri pozitive të mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104 % të planit të 5-mujorit ose në masën 191.6 miliardë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 5-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 97% të planit të periudhës, në rreth 211.9 miliard Lek.
Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e pestë të vitit 2021 rezultoi në rreth 20.3 miliardë lekë.
Një nga prioritet e deklaruara të Qeverisë Shqiptare, në mbështetje të rekomandimeve dhe sugjerimeve të ekspertëve të OBSH dhe Komitetit të Ekpertëve, është vaksinimi masiv i popullatës, si e vetmja përgjigjje ndaj këtij virusi në një kohë sa më të shpejtë, sipas prioriteteve të përcaktuara në Strategjinë e Kombetare të Vaksinimit.
Sipas kësaj strategjie, për të arritur imunizimin e të gjithë popullatës, është vendosur si objektiv vaksinimi i 2.2 milion personave, për të cilët nevojiten 4.4 milion doza vaksina.
Njëkohësisht, pas realizimit të analizës thuajse 6 mujore të performancës së buxhetit 2021, janë kryer edhe një sërë rregullimesh mes projekteve të investimeve dhe shpenzimeve korrente.
Nisur nga kjo analizë, Qeveria ka identifikuar nevojat më emergjente dhe ka propozuar akomodimin e tyre eventual, qoftë përmes rialokimeve pa kosto shtesë, qoftë përmes shtesës së fondeve për ato politika të konsideruara prioritare dhe me vlerë të qenësishme për t’u financuar në këtë moment.
Nëpërmjet këtyre rialokimeve është synuar financimi kryesisht i projekteve prioritare dhe në proces me ecuri pozitive dhe ndërkohë vijimi i stimulit fiskal në ekonomi për të mbështetur objektivat e rritjes ekonomike.
Ky Akt Normativ përcakton disa shtesa dhe ndryshime, të cilat paraqiten më poshtë.
Shtesa në masën 2 miliardë lekë për Fondin Rezervë të buxhetit të shtetit, me qëllim financimin e:
o Fushata e vaksinimit anti-COVID19, në masën 1 miliardë lekë.
o Projektit prioritar të Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me drone, për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi në vlerë 1 miliardë lekë.
Shtesën në masën 200 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve për pjesmarrjen si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Shtesën në masën 500 milionë lekë për financimin shtesë të nevojave të qerave të strehimit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Shtesën në masën 1 miliardë lekë për AKSHI-n, me qëllim financimin e nevojave për mirëmbajtjen e sistemeve IT.
Financimin shtesë prej 4.8 miliardë lekë për projektet në Infrastrukturë në programin “Transporti Rrugor” ku përfshihen hapja e loteve të reja për “Ndërtimin e segmentit rrugor Unaza Veriore Tiranë”, “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri” dhe projektet aktuale Unazës së Tiranës, të cilat kanë avancuar me punimet fizike.
Financimin shtesë prej 3 miliardë lekë për projektet në vazhdim, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Financimin shtesë prej 2.5 miliardë lekë për projektet në vazhdim për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi, për përmiresimin e furnizimit me uje të popullsisë.
Shtesën në masën 900 milionë lekë si transfertë specifike për Bashkinë Tiranë, për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Financimin shtesë prej 2 miliardë lekë për projektet me financim te huaj në vazhdim “IPARD II”, dhe “Ndërtim By-Pass i Vlorës”, bazuar në ecurinë e mirë dhe pritshmëritë për realizimin e tij.
Financimin shtesë në masën 200 milionë lekë për godinën e Polit të Drejtësisë, bazuar në këstet e përcaktuara në kontratën përkatëse.
Ndryshimet e propozuara përmes këtij akti normativ nuk prekin treguesit e të ardhurave buxhetore, duke vlerësuar ecurine pozitive të të ardhurave buxhetore për 6 mujorin e parë 2021 dhe pritshmëria gjithashtu pozitive e realizimit të tyre në nivel vjetor.
Në këtë kuadër, rritja e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore në masën 11.8 miliardë lekë, rrit në të njëjtën masë edhe defiçitin buxhetor të planifikuar për vitin 2021.
Mbetemi të angazhuar të vijojmë mbarëvajtjen e indikatorëve makroekonomikë në vend dhe vijimësinë e zbatimit të projekteve kryesore infrastrukturore.
Ju faleminderit!