GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nuk kënaqet me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK, Prokurorja: Do kërkojmë në Apel dënim për krimet kundër njerëzimit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk kënaqet me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK, Prokurorja: Do kërkojmë në Apel dënim për krimet kundër njerëzimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Specializuar nuk kënaqet me dënimin me 81 vite burg ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe paralajmëron se beteja gjyqësore do të vijojë në Apel për pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit.

Megjithëse Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, kryeprokurorja Kimberly West bëri të ditur se ZPS do të shqyrtojë me kujdes aktgjykimin, veçanërisht gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit, për të cilat trupi gjykues nuk dha dënime.

Deklarata e plotë: 

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke e quajtur atë të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe drejtësi të vonuar për viktimat.

Trupi gjykues vendosi që secili nga katër të akuzuarit mban përgjegjësi penale individuale për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Z. Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Z. Veseli me 18 vjet, Z. Selimi me 13 vjet, dhe Z. Krasniqi me 25 vjet.

“Vendimi i sotëm, që bazohet vetëm në fakte dhe ligj, është i rëndësishëm për vënien para përgjegjësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë,” tha Prokurorja e Specializuar. “Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare.”

Prokurorja e Specializuar theksoi se çështja gjyqësore që ZPS-ja paraqiti kishte të bënte me përgjegjësinë penale individuale dhe nuk vë në dyshim ndonjë narrativë historike.

“ZPS-ja bën përgjegjës individë për veprimet e tyre, në përputhje me mandatin e saj, asgjë më shumë,” vazhdoi Znj. Uest. “ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës.

“Individë të caktuar shfrytëzuan ato rrethana të luftës për të kryer krime të rënda, dhe është për meritë të Kosovës që këta individë nxirren tani para përgjegjësisë.”

Në procesin e paraqitjes së provave të saj, ZPS-ja thirri për të dhënë dëshmi drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë dhe paraqiti si dëshmi rreth 3 000 prova materiale të ZPS-së në shumë gjuhë.

Trupi gjykues konstatoi në aktgjykimin e tij se zotërinjtë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin fajtorë për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar kundër të paktën 385 personave, trajtim mizor kundër të paktën 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër të paktën 96 personave.

Krimet u kryen kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime në një periudhë nga prilli i vitit 1998 deri në 20 qershor të vitit 1999 në komuna në të gjithë Kosovën dhe në dy rrethe në Shqipërinë veriore.

Prokurorja e Specializuar vuri gjithashtu në dukje se Zyra e ZPS-së do ta shqyrtojë të gjithë aktgjykimin me kujdes ditët e ardhshme, përfshirë gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit që nuk çuan në dënime.

ZPS-ja mbetet e angazhuar që të garantojë llogaridhënien dhe të mbështesë të drejtat e viktimave ndërsa procesi gjyqësor kalon në fazat e mëpasshme.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vendimi Hages

Lajme të lidhura

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të
Breaking Views

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën
Breaking Views

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Para
Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve

Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit
Sport

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26

Shqipëria ka triumfuar ndaj San Marinos në “Air Albania”, në një ndeshje të dominuar nga kuqezinjtë, por dramatike deri në...

Lexo më shumë
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26
Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com