GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dënimi i gjenocidit të Srebrenicës, ja ku dallon ai Shqipërisë me atë të SHBA-së

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi miraton ligjin për “Bashkëqeverisjen” dhe marrëveshjen me “Pfizer”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë vendosi të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë. Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ky gjenocide është dënuar edhe nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2020, por në shkresa ka ndryshime të mëdha. Kryesore janë katër prej tyre.

Në rezolutën e SHBA përmendet shumë herë togfjalëshi ‘serbët e Bosnje Hercegovinës’, ndërsa tek ajo e Kuvendit të Shqipërisë ështëshkruar vetëm njëherë ‘Regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit’. Kjo do të thotë se Shqipëria fajëson regjimin e Millosheviçit, por heq autorësinë e genocidit.

“Dënon gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995,”- shkruhet në rezolutën e SHBA.

“Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit,”- shkruhet në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Mirolad Dodik përmendet me emër dhe dënohet mohimi i regjimit prej tij, ndërsa Shqipëria nuk  bën këtë gjë. Në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë përmendet vetëm mohimi i genocidit, por personat që mohojnë atë nuk citohen.

“Ndërsa disa zyrtarë të shquar serbë dhe serbë të Bosnjës, duke përfshirë anëtarin aktual serb të presidencës tre anëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili e ka etiketuar në mënyrë të rreme gjenocidin e Srebrenicës një “mit të fabrikuar” dhe “mashtrimin më të madh të shekullit të njëzetë”, e kanë mohuar se masakra në Srebrenicë përbënte një gjenocid ose janë përpjekur të banalizojnë përndryshe shtrirjen dhe rëndësinë e gjenocidit,”- thuhet në rezolutën e SHBA.

“Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo,  gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e  ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit,”- thuhet në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Pika e tretë ka të bëjë me dënimin.

SHBA inkurajon Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që të çojë deri në fund procesin e dënimit të të gjithë pjesëmarrësve në genocide.

“Ndërsa, më 25 maj 1993, KS i OKB-së miratoi Rezolutën 827 për themelimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, Holandë, dhe duke e ngarkuar ICTY-në me përgjegjësi për hetimin dhe ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës , gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 në territorin e ish-Jugosllavisë që nga viti 1991; Ndërsa ICTY, së bashku me gjykatat në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi, kanë paditur dhe dënuar më shumë se 1000 individë në nivelet më të larta dhe shtesë të përgjegjësisë për shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, krime kundër njerëzimit, gjenocidit dhe bashkëpunimit në gjenocid të lidhur me masakrën e Srebrenicës; ICTY dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kanë vendosur se veprimet e forcave serbe të Bosnjës në Srebrenicë në korrik 1995 përbëjnë gjenocid”- shkruhet në rezolutën e SHBA-ve.

Ndërsa Shqipëria bën thirrje që të punohet me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit e integrimin e Ballkanit në BE, si dhe pajtimin e popujve, mes tyre dhe serbët.

“U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropë e më gjerë,”- thuhet në shkresë.

Etiketa: denimigjenocidiSHBAShqiperiaSrebrenica

Lajme të lidhura

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias
Breaking Views

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26
“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
I uli vitet e burgimit të dënuarit përjetë, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit (EMRI)

I uli vitet e burgimit të dënuarit përjetë, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com