GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dënimi i Salianjit, reagon Alizoti: Vendimet prej diktatori të Ramës do e marrin një përgjigje

10:53 - 28/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alizoti: ‘Rilindja’ e Ramës nuk të mban as në qeveri dhe as në punë nëse nuk vjedh për ata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Tomor Alizoti është shprehur se vendimi për dënimin me burg të Ervin Salianjit është shenja e fundit e paaftësisë politike të kryeministrit Edi Rama.

“Dënimi i Salianjit është vetëm një nderim për të dhe shembulli më i qartë se Shqipëria po shkon përditë e më shumë drejt autokracive lindore.

Asnjë shembull me qeverisjen perëndimore nuk ka sjellja e Ramës, vendimet e tij, uzurpimi që i bën ai pushteteve. Por si një njeri mediokër dhe i pangopur që është, nuk e kupton që grykësia është lajmëtari i fundit të vet”, shprehet ndër të tjera Alizoti

Reagimi

Grykësia është mëkati kryesor. Edi Rama është shembulli i shpërfytyrimit dhe degradimit nga mbipushteti.

Vendimi për kolegun tonë Salianji, është shenja e fundit e paaftësisë së tij politike. Dënimi i Salianjit është një hakmarrje primitive, një përdhunim i gjyqësorit nga kryeministri. Ata tre gjyqtarë mjeranë, janë pjesë e listës së zgjedhur me kujdes nga Partia në pushtet.

Si pjesëtarë të banalitetit të së keqes, ata nuk mund të merrnin vendim tjetër nga urdhri publik i kryeministrit. Edi Rama e kërkoi publikisht dhe hyzmeqarët e veshur me të zeza e zbatuan urdhrin e shefit de fakto. Sot nuk ka shqiptar e ndërkombëtar të mos e dijë se vendimi për Salianjin është shkruar nga duart e vëllezërve të trafikantëve të heroinës e kokainës dhe miratuar nga vëllai i shoferit të tyre, kryeministër.

Ndaj dënimi i Salianjit është vetëm një nderim për të dhe shembulli më i qartë se Shqipëria po shkon përditë e më shumë drejt autokracive lindore.

Asnjë shembull me qeverisjen perëndimore nuk ka sjellja e Ramës, vendimet e tij, uzurpimi që i bën ai pushteteve. Por si një njeri mediokër dhe i pangopur që është, nuk e kupton që grykësia është lajmëtari i fundit të vet.

Marrja përsipër nga Edi Rama e vendimit të gjykatës, që burgos deputetin e opozitës për denoncimin e vëllait trafikant të ministrit, tregon qartë se ai nuk ka më asgjë politike në sjellje dhe vendime. Është thjesht një qenie që nuk di të frenojë epshet e tij. Dhe duke qenë kryeqenia e sojit të vet dhe të jetë edhe trofeu i bashkëjetesës.

Nga sot, vetëm dënimi i tij mund të shpëlajë drejtësinë nga zhuli i përdorimit. Nga sot ose drejtësia e re duhet të hetojë kryeministrin e qeverisë me më shumë trafikantë droge dhe të korruptuar, për bëmat që qelbin erë nga SHBA në Gjermani, nga Italia e deri në Arabi, ose duhet të pranojë që është një vegël që ai e përdor sipas epsheve të veta.

Sfida është e rëndë, dhe dënimi i Salianjit është një shembull ulëritës se ku është ulur drejtësia e re. Por, dënimi i Salianjit tregon qartë se pushteti i Edi Ramës nuk kërkon bashkëjetesë me shoqërinë, por kërkon ta dhunojë, trembë e burgosë atë.

Dhe në këto kushte, ose ndërhyn drejtësia, ose reagon shoqëria. E sigurt se provat e Edi Ramës me vendime prej diktatori do e marrin një përgjigje.

Etiketa: AlizotiKryesore1RamaSalianji

Lajme të lidhura

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës
Breaking Views

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…
Breaking Views

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

20:19 - 29/12/25
Para
Në kërkim për plagosje dhe mashtrim, ekstradohen nga Greqia 2 persona (EMRAT)

Transportonte drejt BE-së emigrantët me skaf, ekstradohet 34-vjeçari nga Fieri (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas
Breaking Views

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas

23:26 - 29/12/25

Roma fitoi 3-1 ndaj Genoas, duke mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i Gasperinit mbylli...

Lexo më shumë
E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

23:09 - 29/12/25
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com