GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Speciale në Hagë dënoi të mërkurën katër ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Trupi gjykues i shpalli përgjegjës për disa vepra penale të lidhura me arrestime dhe ndalime të paligjshme, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Pas aktgjykimit, reaguan menjëherë ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati i Thaçit, Pier Rishar Prosper, e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe tha se beteja ligjore do të vazhdojë.

Edhe mbrojtja e Kadri Veselit shprehu pakënaqësi dhe paralajmëroi shqyrtimin e hapave të mëtejshëm ligjorë.

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, konfirmoi se aktgjykimi do të apelohet.

Ndërkohë, mbrojtja e Rexhep Selimit theksoi se vendimi është vetëm i shkallës së parë.

Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, palët kanë 30 ditë për të dorëzuar njoftimin për apel.

Ankesat shqyrtohen nga një Panel Apeli i përbërë nga tre gjyqtarë.

Paneli mund ta lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë aktgjykimin ose dënimin, apo në rrethana të caktuara ta kthejë çështjen për rishqyrtim.

Kjo do të thotë se dënimet e shpallura të mërkurën nuk janë ende përfundimtare.

Më tej, në rrethana të caktuara, ekziston edhe mundësia e një ankese para Panelit të Gjykatës Supreme.

Sa do të zgjasë procesi i Apelit mbetet e paqartë, ndërsa procedurat mund të zgjasin disa muaj.

Etiketa: apelavokatetdenimikreretreagimUçk

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje
Aktualitet

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Para
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të...

Lexo më shumë
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com