GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënuan të moshuarën për 1.5 milionë euro/ Dënohen tre shqiptarët në Austri, njëri me burgim të përjetshëm

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënuan të moshuarën për 1.5 milionë euro/ Dënohen tre shqiptarët në Austri, njëri me burgim të përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Austri për një grabitje të planifikuar në një banesë në Amstetten.

Sipas mediave austriake, dy prej të dënuarve janë me origjinë nga Kosova, ndërsa një 58-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ky i fundit akuzohet për dy tentativa vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Dy bashkëpunëtorët e tij janë dënuar me nga katër vite burg, vendime që tashmë kanë marrë formë të prerë.

Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë, kur grabitësit hynë në banesën e një çifti, duke besuar se aty fshiheshin 1.5 milionë euro.

Në banesë ndodhej një e moshuar, të cilën autorët e mbajtën nën kontroll dhe e kërcënuan me levë hekuri e lidhëse plastike.

Dy prej tyre kontrolluan banesën për para dhe sende me vlerë, ndërsa grabitja u ndërpre nga mbërritja e policisë.

Njëri prej autorëve u përfshi në shkëmbim zjarri me efektivët, ndërsa më pas u arrestua bashkë me një tjetër të dyshuar.

I treti arriti të largohej, por u arrestua pas tri ditësh. Në çantën e tij u gjetën radio komunikimi, shirit ngjitës dhe targa automjetesh.

Prokuroria i cilësoi këto sende si prova se grabitja ishte planifikuar me kujdes.

Të tre të pandehurit pranuan akuzat për grabitje, ndërsa mbrojtja pretendoi se nuk kishin pasur qëllim të ushtronin dhunë ndaj të moshuarës.

Pas ngjarjes, pensionistja pësoi pasoja të rënda psikologjike, përfshirë çrregullimin e stresit post-traumatik.

Gjykata vendosi t’i akordojë asaj 7,050 euro dëmshpërblim, ndërsa dy policët e përfshirë në incident do të marrin nga 5,000 euro secili.

 

Etiketa: 1.5 milionë euroaustridenimKërcënuan të moshuarëntre shqiptare

Lajme të lidhura

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Aktualitet

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Para
Kapen në Sarandë disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit

Kapen në Sarandë disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com