GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denincimi i PL: Në shkollat e Tiranës po shpërndahen formularë elektoralë

13:28 - 12/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denincimi i PL: Në shkollat e Tiranës po shpërndahen formularë elektoralë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blush tha sot gjatë një konference për mediat se “drejtorët patronazhistë të shkollave kërkojnë të dhënat e prindërve për hartën elektorale”

“Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe një krim të shëmtuar elektoral, të hapur, të përsëritur dhe të dënueshëm penalisht të “Rilindjes”, që auditoret e shkollave, nga auditorë të dijes e mësimdhënies janë degjeneruar në strofulla ordinere patronazhimi dhe makineri të fëlliqur elektorale në funksion të vjedhjes dhe shkatërrimit me çdo mjet të një procesi të lirë e të ndershëm zgjedhor më 11 Maj”, tha Blushi.

Ai shtoi se “në shkolla në mënyrë të paligjshme drejtorët dhe mësuesit patronazhistë të shkollave t’u shpërndajnë një formular të gjithë prindërve të nxënësve ku kërkohen të dhëna për të plotësuar databazën e PS.

Ky formular, gjoja në emër të ndërtimit të hartës sociale, nuk është gjë tjetër veçse ndërtimi i hartën elektorale të patronazhistëve duke keqpërdorur institucionet arsimore dhe misionin e mësuesit.

Ky krim elektoral që po konsumohet në shumicën e shkollave të Tiranës meriton të hetohet urgjentisht, por sigurisht që SPAK të tilla krime intelektuale i amniston dhe bën sikur nuk i sheh pasi qartësisht vijon misionin antikushtetues, të paligjshëm dhe banditeks për t’i garantuar me çdo çmim Edi Ramës edhe një mandat tjetër 4 vjeçar në kurriz në shqiptarëve, në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin dhe prokurorët banditë të SPAK”, tha Blushi.

Ai në fund tha se arsimi është prioritet për Partinë e Lirisë.

“Për Partinë e Lirisë, arsimi është një kryeprioritet kombëtar sepse ne besojmë se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin. Partia e Lirisë ka mision dyfishim të buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin dhe që niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin të jetë mbi mesataren e vendeve te BE”, nënvizon Blushi.

Etiketa: formularë elektoralëPLShkollatiranesZgjedhje

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Ja sa emigrantë kanë aplikuar për të votuar

Ja sa emigrantë kanë aplikuar për të votuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com