GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dënohet me 3 vite burg gruaja e “El Chapo”, çfarë i tha gjyqtarit?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënohet me 3 vite burg gruaja e “El Chapo”, çfarë i tha gjyqtarit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gruaja e bosit meksikan të drogës, “El Chapo”, Joaquín Guzmán, është dënuar me tre vjet burg për rolin e saj në kartelin famëkeq të ‘Sinaloa’. Emma Coronel Aispuro, 32 vjeç, u shpall fajtore në qershor për akuza që varionin nga konspiracioni deri te shpërndarja e paligjshme e drogës. Ajo gjithashtu pranoi se ndihmoi Guzman të arratisej nga një burg meksikan.

32 vjeçarja mund të dënohej me burgim të përjetshëm, por prokurorët amerikanë kërkuan një dënim më të lehtë pasi ajo shprehu pendimin. Duke folur në spanjisht përmes një përkthyesi, Coronel Aispuro tha se ajo ishte “penduar për çdo dëm që mund të kisha bërë”.

Prokurori federal Anthony Nardozzi kishte kërkuar një dënim me katër vite burg në fillim të këtij muaji, duke thënë ” roli i saj ishte minimal dhe pranoi fajin për sjelljen e saj kriminale”. Pasi dha vendimin,  gjykatësi Contreras i uroi fat për të ardhmen, duke shtuar se shpreson që t’i rrisë dy vajzat e saj “në një mjedis të ndryshëm nga ai që ka përjetuar sot”.

Kush është Emma Coronel Aispuro?
E lindur në SHBA nga Inés Coronel Barreras, një anëtare e kartelit Sinaloa, Coronel Aispuro u takua me Guzman kur ajo ishte 17 vjeçe dhe u martua me një vit më pas. Babai i saj u dënua me burg në Meksikë për trafik arme 2017. Xhaxhai i saj, Ignacio Coronel Villarreal, konsiderohej një nga njerëzit më të kërkuar të Meksikës derisa u vra në një përplasje me armë me ushtrinë meksikane në vitin 2010.

Avokati i saj, Jeffrey Lichtman, tha se Coronel Aispuro tha se jeta e saj mund të ishte në rrezik nëse do të kthehej në Meksikë, pas bashkëpunimit me autoritete amerikane.

“Unë nuk jam i sigurt se ajo mund të kthehet ndonjëherë në shtëpi,” tha ai.

Roli i saj në kartelin famëkeq të ‘Sinaloa’. ipas dokumenteve të gjykatës, Coronel Aispuro, një ish mbretëreshë bukurie, bashkëpunoi me Guzman dhe anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa për të trafikuar kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe mariuhanë në SHBA dhe për të pastruar të ardhurat. Bashkëshorti i saj, 64 vjeç, aktualisht po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado.  Në gjyqin e tij në vitin 2019 u dëgjuan zbulime tronditëse për jetën e tij, që nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeç deri te kryerja e vrasjeve me gjakftohtësi të ish-anëtarëve të kartelit dhe rivalëve.

Etiketa: BurgdenohetEl ChapoGjyqtariGruaja

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Donaldi i jep fund aludimeve: Beatrix është ajo që dua!

Donaldi i jep fund aludimeve: Beatrix është ajo që dua!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com