GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dënohet me 6 vite burg shqiptari që u hoq si babai i 8 fëmijëve. Ja pse e bëri…

20:15 - 29/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënohet me 6 vite burg shqiptari që u hoq si babai i 8 fëmijëve. Ja pse e bëri…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i ri shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u shpall fajtor për pjesëmarrje në një konspiracion për emigrim të paligjshëm. Kjo sepse ai kishte pretenduar se ishte babai i tetë foshnjave shqiptare, me qëllim që t’u siguronte atyre shtetësi britanike përmes aplikimeve për pasaportë.

Gazeta britanike Express.co.uk shkruan se mashtrimi u zhvillua midis shtatorit të vitit 2022 dhe gushtit të vitit 2024, ku 28-vjeçari Gerald Cera përdori dokumentet e tij personale, përfshirë pasaportën britanike dhe certifikatën e natyralizimit, për të mbështetur aplikimet. Pagesat për aplikimet ishin të lidhura me karta bankare në emrin e tij, dhe adresat e emailit të kontaktit gjithashtu përputheshin me identitetin e tij.

Gjatë gjykimit, u zbulua se mashtrimi kishte një nivel të lartë planifikimi dhe sofistikimi, përfshirë fotografi të inskenuara të shqiptarët me foshnjat dhe nënat e tyre. Prokurorët e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) arritën të bindin jurinë se Cera ishte i vetëdijshëm për përfshirjen e tij në aplikime dhe se nuk ishte babai biologjik i asnjë prej foshnjave, edhe pse nuk kishte mostra ADN-je për shtatë prej tyre.

Prokurorja Roma Karampatsi deklaroi se: “Duke kërkuar në mënyrë të rreme shtetësinë britanike për ata që nuk kanë të drejtë, Cera minoi sistemin tonë të emigracionit dhe ata që përpiqen të vijnë në mënyrë të ligjshme.”

Ndërsa ministri britanik për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris, tha: “Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa bandat kriminale abuzojnë me sistemin tonë të emigracionit duke shfrytëzuar fëmijët për të bërë para të shpejta.“

Hetimi gjithashtu zbuloi gjithashtu një lidhje mes Cerës dhe P.M-së, një tjetër shqiptar që pranoi fajin se ishte shtirur gjithashtu si baba i 13 fëmijëve shqiptarë në aplikimet për pasaportë britanike.

Cera u arrestua në Aeroportin Luton më 16 shkurt 2025 dhe refuzoi t’i jepte policisë kodet e telefonit dhe laptopit të tij, duke u dënuar edhe për mosrespektim të urdhrit ligjor. Si pasojë e dënimit, Ministria e Brendshme britanike i hoqi shtetësinë britanike, ndërsa pasaportat e të gjithë fëmijëve për të cilët ai kishte mbështetur aplikimet janë revokuar.

Pas hetimit, Cera u shpall fajtor nga Gjykata e Kurorës në St Albans, Britani e Madhe.

Lajme të lidhura

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions
Breaking Views

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën
Breaking Views

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Para
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së...

Lexo më shumë
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com