GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncim i ri për Celibashin/ Tenderi 195 mln lekë për bexhat e KQZ shkon në KPP

14:12 - 08/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilirjan Celibashi ka thyer rekordin për numrin e denoncimeve që i janë bërë për tenderët e materialeve të zgjedhjeve të 14 majit.

Ilirjan Celibashi ka thyer rekordin për numrin e denoncimeve që i janë bërë për tenderët e materialeve të zgjedhjeve të 14 majit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilirjan Celibashi ka thyer rekordin për numrin e denoncimeve që i janë bërë për tenderët e materialeve të zgjedhjeve të 14 majit. Në janar-shkurt Gijotina.com tregoi se 7 denoncime u bënë në 1 javë për Celibashin. Pasi po shpenzonte pa kriter në projektet për furnizime për zgjedhjet e ardhshme vendore. Një prej këtyre tenderëve abuzivë ishte edhe ai me vlerë 195 milionë lekë për blerjen e bexhave. Asnjë masë nuk u mor nga KPP!

Tani është bërë një tjetër denoncim, nga një tjetër kompani pjesëmarrëse në tender. Denoncimi është bërë më 6 prill 2023 nga kompania “Inpress”. E cila akuzon KQZ-në se ka hartuar tenderin në shkelje të rregullave ligjore dhe me kritere burokratike që cenojnë konkurrencën e lirë. Ndërkohë vlen të përmendim se Komisioni i Prokurimeve Publike nuk e ka publikuar dokumentin e plotë të ankesës. Këtë taktikë e përdor shpesh kryetari Janaid Myzyri për të mbajtur nën hije abuzimet e zyrtarëve që drejtojnë institucione të rëndësishme.

Shkeljet

Kujtojmë se në denoncimin e parë citohej se ky tender është hartuar me shpejtësi, pasi është i paqartë, burokratik dhe duket sikur është zhvilluar për një fitues të paracaktuar.

Konkretisht, ankimuesi  “ALBDESIGN PSP” shprehej se është e panevojshme kërkesa për certifikatë ISO 22301-2012. Sipas tij, kjo certifikatë është një standard kombëtar që është zhvilluar për të ndihmuar bizneset të identifikojnë kërcënimet e mundshme ndaj rasteve kritike të biznesit dhe të hartojnë një plan të menaxhimit dhe të vazhdimësisë së biznesit. Duke qenë se furnizimi me “badge” dhe rripa mbajtëse janë produkte të gatshme, ankimuesi tregon se, “ato nuk kanë të bëjnë me proces prodhimi, ndalimi i të cilit do të rrezikonte kontratën. Prandaj në këtë rast certifikimi i menaxhimit të biznesit me këtë lloj certifikate nuk është i nevojshëm dhe proporcional me objektin e tenderit”.

Gjithashtu, në kriterin 2 kërkohet që malli të dorëzohet brenda 15 ditëve nga data që firmoset kontrata. Sipas denoncimit, ky afat është i pamjaftueshëm dhe pengon firmat e interesuara të marrin pjesë në garë.

Atëherë nëse bëhen dy denoncime dhe ngrenë dyshime që ky tender është hartuar për t’ia bërë dhuratë ndonjë miku të Celibashit, përse SPAK nuk heton? A ka rrezik më të madh se sa të korruptohet Kryekomisioneri i KQZ?! Përse Prokuroria nuk godet pazaret për zgjedhjet (në këtë rast me fondet e administratës zgjedhore) që kanë nisur qysh në këtë fazë përgatitore?

Lexo edhe: Pas denoncimit, Celibashi anulon tenderin 320 mln lekë, do blinte kuti për 2025

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bexhaDenoncimIlirjan CelibashiKPPKQZ

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Media italiane: Qeveria shqiptare t’i paguajë 120 mln € Becchettit

Media italiane: Qeveria shqiptare t'i paguajë 120 mln € Becchettit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij, pasi nuk pranonte ndarjen që ajo...

Lexo më shumë
“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme

Avokati: Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë

12:33 - 17/03/26
‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

12:26 - 17/03/26
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Bojkotuan rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

12:12 - 17/03/26
“Në Londër janë futur GPS në zarfe dhe u vodhën”, Balla i përgjigjet Nokës: Kjo është vepër penale

‘Një përgjigje për deputetin e linjës 0900’, Noka i kthehet Ballës: Do ju çmontojmë një e nga një

11:53 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com