GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncim në KPP/ Sako firmosi 400 mijë euro në tre tenderë me falsifikime dhe pa garë

16:12 - 20/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Denoncim në KPP/ Sako firmosi 400 mijë euro në tre tenderë me falsifikime dhe pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, shfrenohet duke firmosur tenderë me shkelje dhe falsifikime. Këtë radhë po ju sjellim në vëmendje tre prokurime ku shkëlqejnë manipulimet në dëm të buxhetit të shtetit, duke favorizuar disa kompani.

Fakti që këto lëvizje kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale lë të dyshohet se subjektet e paracaktuara për marrjen e fondeve publike janë përdorur për të ndikuar në zgjedhje.

E pakënaqur që ka mbetur jashtë tortës së fondeve që shpërndante Sako në prag të fushatës, kompania “T&XH” SHPK i ka nxjerrë të palarat stafit të Sakos.

Pronari i kësaj firme Përparim Cenaj denoncoi në Komisionin e Prokurimit Publik tenderin me objekt: “Rikualifikim hapësira publike në Lagjen nr.13 dhe nr.6”, me fond limit 21.144.868 lekë pa TVSH. Me asfaltin e premtuar Sako, jo vetëm mashtron banorët për t’u marrë votën, por luan me paratë e taksapaguesve.

Sako e hapi këtë prokurim më datë 15 shkurt 2023, por zyrtarisht vendimi mbi fazën e parë u dha 4 Prill 2023. Tenderi është një skandal i madh, prandaj kryebashkiakja ka dashur të jap një vendim të minutës së fundit (para nisjes së fushatës elektorale). Në këtë kohë askush nuk do ta kishte mendjen tek ankesat e kompanive të skualifikuara.

Vendimi

KPP e ka ndihmuar vazhdimisht Sakon duke i mbuluar shkeljet në tenderë dhe duke injoruar ankesat, por tani gjendej para falsifikimeve të hapura të bëra nga autoriteti kontraktor. Në këto kushte, KPP ka vendosur të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “T & XH” SHPK. Po ashtu, është urdhëruar Bashkia Durrës që të anulojë vendimin mbi skualifikimin e operatorit ekonomik, duke e kualifikuar atë.

Jo vetëm që skualifikimi i kompanisë ishte i pambështetur në kriteret e shpallura, por Sako ka mashtruar mbi shkeljen e afatit të ankimimit. Pra, nuk e marrë në shqyrtim këtë denoncim.

Komisioni i ngritur me “Urdhrin e Titullarit të Autoritetit Kontraktor të Bashkisë” ishte i përbërë nga Robert Dervishi, Ana Hoxha dhe Kamela Braho. Fillimisht Cenaj e ka dërguar ankesën në bashki, ku kërkohet, pezullimi i tenderit dhe kualifikimi i ofertës së kompanisë “T&XH” shpk.

Në përgjigje të interesimit të KPP, Bashkia Durrës ka deklaruar se e ka skualifikuar kompaninë për arsye se mjetet i ka të angazhuara në një punë tjetër. Dhe për ta përforcuar, i dërgojnë KPP-së një rekomandim nga raporti i KLSH mbi shkeljet në prokurime të Sakos. Raporti Përfundimtar të KLSH citon: “Kryetari i Bashkisë Durrës

nëpërmjet komisioneve të vlerësimit të ofertave, të marrë masa për eliminimin e praktikave në të cilat një operator ekonomik shpallet fitues njëkohësisht në më shumë se një procedurë prokurimi”.

A qëndron argumenti? Kompania ka marrë një punë nga bashkia më 5 dhjetor 2022 që duhet të zgjaste jo më shumë se 90 ditë, pra në 5 mars 2023. Por është bashkia që ka vonuar lejen e ndërtimit dhe e ka dhënë këtë leje më 23 mars 2023, pra pas shpalljes së këtij tenderi.

“Në këto kushte, Komisioni gjykon, se skualifikimi i operatorit ekonomik ankimues nga ana e autoritetit kontraktor nuk është i drejtë. Në mënyrë eksplicite ligji për prokurimin publik parashikon se vlerësimi i ofertave duhet bërë vetëm në përputhje me kriteret e kualifikimit të parashikuara në dokumentet e procedurës përkatëse”, thekson vendimi i KPP.

Manipulimi tjetër ka të bëjë me kohën e dërgimit të ankesës.

“Sa i përket fazës së ankimimit të gjitha kompanitë pjesëmarrëse janë njoftuar në sistem me datë 27 mars 2023 në orën 11:57 dhe afati i ankesës ka përfunduar më datë 3 Prill 2023 në të njëjtën

orë. Kjo edhe për faktin që në sistemin elektronik në SPE, rezultonte që afati i ankimimit ka përfunduar dhe deri në atë moment nuk ishte paraqitur asnjë ankesë, pra nga ana e OE kjo ankesë është bërë jashtë afatit kohor të përcaktuar”, njoftoi Bashkia. Kështu, vazhdon më tej ky dokument, “Komisioni i shqyrtimit të ankesës, njëzëri, vendos refuzimin e ankesës së operatorit ekonomik T&XH shpk”.

Ç’doli nga kontrolli i fakteve?

“Kopjet e fletave të regjistrit të protokollit të datës 3 Prill 2023 pranë Informacionit të bashkisë Durrës.” konfirmojnë se operatori ekonomik ankimues “T&XH” SHPK ka dorëzuar ankesën pranë autoritetit kontraktor më datë 03.04.2023. Pra, një falsifikim i qartë, vetëm për të çuar në vend urdhrat e krybashkiakes Sako.

Nuk është e qartë përse Cenaj është përjashtuar nga torta e Bashkisë, pasi kjo është një kompani që në më pak se dy vjet ka marrë 4 kontrata nga institucioni vendor, me vlerë totale afro 319 milionë lekë.

Tenderi pa garë për të privilegjuarit Gjikondaj

Në të njëjtën kohë, Sako që nuk pushon së firmosuri, i ka dhënë dritë jeshile një tjetër kontratë me shkelje. Bëhet fjalë për prokurimin “Rikonstruksion Rruge në Nj.A. Ishëm”. Pa pyetur se tenderi u zhvillua pa garë, Sako më 19 maj 2023, ia ka xhiruar paratë kompanisë së Andrea dhe Astrit Gjikondajt.

Në lojë ishin 16 666 597,00 lekë për asfaltimin e kësaj rruge ekzistuese. Prandaj, në garë morën pjesë 10 kompani. Menjëherë pas hapjes së ofertave, komisioni i skualifikoi të gjithë operatorët, përveç fituesit ASI-2A CO. Jo vetëm kaq, por shumica e ofertave ishin më poshtë se sa ajo që paraqiti ASI, prej 148 milionë lekëve pa TVSH.

Me të drejtë, monitoruesi OPEN DATA i ka dhënë ‘flamurin e kuq” këtij tenderi.

Gjikondajt, të privilegjuarit e Himarës

Gjikondajt janë të listuar ndër biznesmenët protagonistë në tenderët abuzivë të bashkive. Kështu, më shtator 2022, bashkia Himarë ka organizuar një tender me objekt “Punime për riparime, mirëmbajtje të rrugëve rurale”. Fondi limit i tenderit ishte 120 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por veçantia në këtë procedurë është se ka marrë pjesë vetëm një firmë, pra kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës. Firma pjesëmarrëse është ASI-2A CO në pronësi të Andrea dhe Astrit Gjikondaj. Kjo kompani ka dhënë në ofertën e saj në vlerën 9,920,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH dhe natyrisht është shpallur fituese nga Bashkia Himarë.

E njëjta bashki u ka dhënë Gjikondajve një tjetër tender me shkelje në dhjetor 2022. Jorgo Goro ku ka i dhënë kompanisë “ASI-2A CO” shpk një tender me 92% të fondit limit. Bëhet fjalë për prokurimin e Bashkisë Himarë me vlerë 6 081 431 lekë për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të fshati Kuç.

Ujë nuk ka, por fondet rrjedhin

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës Sh.A. në varësi të kryebashkiakes Emiriana Sako ka “fituar” vlerësimin e monitoruesit Open Data “Flamur i kuq” për tenderin e datës 20 prill 2023. Prokurimi është mbyllur me shpejtësi në datën 2 maj 2023 dhe fondi  22 244 580 lekë i është firmosur koalicionit të dy studiove INVICTUS Shpk dhe HYDRO-ENG CONSULTING Shpk.

Ato do të bëjnë supervizion punimesh për objektin: “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Shënvlash, Nj.A. Rrashbull, Bashkia Durrës. Kostoja e llogaritshme e riparimit të ujësjellësit e ka vlerën 153,956,594 lekë me t.v.sh.

Theksojmë se kjo zonë e Durrësit nuk furnizohet rregullisht me ujë, pavarësisht fondeve që shpërdorohen nga njerëzit e Sakos në Ujësjellës. Në total tri tenderët e përshkruar më sipër kapin shifrën afro 400 mijë euro të ndara për asfaltin elektoral dhe ujin e premtuar për votat.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: KPPSako

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Pronarët e 132 mijë Jeep Cherokee këshillohen t’i parkojnë makinat jashtë garazheve

Pronarët e 132 mijë Jeep Cherokee këshillohen t’i parkojnë makinat jashtë garazheve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com