GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë në thellësi aferën e AKSHI-t, duke kërkuar verifikimin e mënyrës se si janë përdorur fondet publike dhe nëse ato janë transferuar jashtë Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, Balliu u ndal te aktiviteti i Ermal Beqirit dhe kompanisë “Al Soft”, për të cilën tha se ka disa elemente që, sipas tij, duhet të hetohen.

Sipas tij, skandali lidhet me keqpërdorim të fondeve publike, favorizimin e klientëve të pushtetit dhe transferimin e përfitimeve jashtë vendit.Ai deklaroi se kompania “Al Soft” është regjistruar në Shqipëri në vitin 2010 dhe po atë vit ka hyrë në procedurë likuidimi. Sipas Balliut, më pas janë regjistruar kompani me të njëjtin emër në Francë, Belgjikë dhe Qipro.

“Rezulton se në qytetin Nîmes të Francës është regjistruar një kompani me të njëjtin emër, AL Soft, ku prezantohet edhe aktiviteti i Al Soft në Shqipëri si histori suksesi. Subjekte me të njëjtin emër rezultojnë të regjistruara edhe në Belgjikë dhe Qipro”, tha Balliu.

Deputeti demokrat kërkoi që SPAK të mos hetojë vetëm kontratat e lidhura me AKSHI-n, por edhe burimin e parave me të cilat janë krijuar aktivitetet e këtyre kompanive jashtë vendit.

Sipas tij, duhet të verifikohen lëvizjet financiare, pronësia e kompanive dhe, nëse ka dyshime për shkelje, të kërkohet bashkëpunimi i autoriteteve në Francë, Belgjikë dhe Qipro.

Balliu shtoi se qytetarët presin që drejtësia të zbardhë këtë çështje dhe të vendosë përgjegjësi për çdo rast të mundshëm abuzimi me fondet publike.

“Heshtje për vjedhje të përmasave të mëdha nuk mund të ketë. Kush ka abuzuar me fondet publike duhet të përgjigjet para ligjit”, u shpreh Balliu.

Etiketa: ermal beqiriKlevis BalliuKryesore1

Lajme të lidhura

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje
Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Para
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-kreun e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, në kuadër të një hetimi për spiunazh...

Lexo më shumë
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com