GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi, “agjencia” merr 4 500 euro për dokumente polake dhe zhduket

22:26 - 17/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi, “agjencia” merr 4 500 euro për dokumente polake dhe zhduket
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi dokumentacion për Poloni kundrejt një shume parash dhe u mashtrua. Është ky rasti që trajtoi sonte emisioni Stop në Tv Klan. Qytetari tregon se filloi të komunikonte me të dhe iu tha se procedura kryhej brenda 3 muajve dhe pagesa ishte 4500 Euro, ku 3500 jepeshin në fillim dhe 1500 Euro pasi të realizohej pajisja me dokumente. Faqja në fjalë është “Eni Eu” dhe poston vetëm për këtë gjë.

Qytetari: Një ditë pashë një njoftim në Facebook edhe kishin postuar aty që pajisnin me dokumente polake brenda 3 muajve, me të drejtë pune në të gjithë Europën. Unë si i interesuar, i kontaktova. Ata më thanë që brenda 3 muajve ti merr dokumentin në dorë. Brenda dy muajve, ty do të vijë një dokument nga Polonia, e përkthyer në 3 gjuhë të ndryshme, gjermanisht, anglisht dhe në gjuhën polake, që mund të shkoja pa pengesa. Nëse do më ndalonte policia, unë s’do kisha pengesa rrugës. Kundrejt 4500 Eurove ndërkohë që 3500 Euro duhet t’i paguaja kështu paradhënie dhe pastaj 1500 Euro pasi të pajisesha me dokumente.

Qytetari tregon se paratë u dorëzuan tek agjenti. Shuma ishte 3500 Euro dhe disponojmë videon që i janë dorëzuar paratë.

Qytetari: Duhet të shkoja vetë personalisht për të dhënë shenjat e gishtave atje dhe pastaj do prisja diku 20 ditë për të më ardhur dokumenti.

Pa u përmbushur afati, agjenti u dorëzua, pasi vazhdimisht thoshin se ka vonesa dhe tha se procedura nuk mund të kryhej dhe paratë do të ktheheshin.

Qytetari: Ato thonë që ka vonesa, jo kanë ndërruar zyrat, jo këtej jo andej. Domethënë unë dyshoj, që ata po gënjejnë. Po më kanë thënë dhe e kemi pas si datë, në datë 6 prill dhe pastaj e shtyu më datë 16 Prill edhe asgjë. Besoj, se ata s’kanë zyra. Operojnë vetëm me anë të rrjeteve sociale, takohen privatisht, nëpër kafe.

Por paratë nuk i mori kurrë, pasi data e dorëzimit vetëm shtyhej. Agjenti i thotë se do t’ia kthejë vetë personalisht mbrapsht paratë.

Agjenti: Do mundohem t’i gjej sa më shpejt, sepse kam shumë stres nga kjo pjesë, të them të drejtën.

Qytetari: Po mirë, a the është e fundit për sot në orën 3?

Agjenti: Më ka ikur tjetri (bashkëpunëtori) në Itali mo burrë, më ka fik fare.

Qytetari: Po unë, çfarë duhet të bëj tani?

Agjenti: Ti nuk ke faj fare, përgjegjësinë e kam unë deri në fund. Unë do t’i gjej! Toka me qiellin të bashkohen, unë do t’i gjej.

Qytetari: Domethënë, ti pret t’ia marrësh dikujt tjetër, të m’i japësh mua?

Agjenti: Robve të mi, shoqërisë time do i marr.

Gazetarja e Stop zhvilloi një bisedë me agjentin, dhe ky i fundit tregon se punoi vetëm 1 muaj e gjysmë dhe kjo ishte kontrata e parë. Ai shprehet se ka shumë faqe në Facebook, Instagram dhe TikTok që kanë të njëjtën praktikë. Ai tregon, se emrat në faqet e Facebookut që përdorin janë false.

“Unë jam personi që ka bërë kontaktin me denoncuesin. Tani po tregoj se si ka ndodhur tamam. Unë jam interesuar vetë për dokumente. Nga biseda e panë se isha i interesuar dhe në fund fare më thanë që do të ofrojmë dhe një punë kundrejt pagesës. Faqja ka qenë Eni EU, që do të thotë kanë edhe faqe të tjera siç më kanë thënë, por kjo ishte më aktivja. Emrat i ndryshonin, nuk mbanin të njëjtët. Emri i parë fare ka qenë Tani. Pas kësaj e ka bërë Eni, pas Eni e ka ndryshuar Enxo, Eni prapë. Pagesa ishte 600 Euro në muaj dhe 100 Euro për kontratë që mund të bëje me personin në fjalë që interesohej. Për 1 muaj e gjysmë punova.

Jo vetëm Facebook, por edhe në Instagram, edhe nëpër rrjetet e tjera, TikTok njëherë është bërë mani shumë e madhe, por në Facebook bashkëpunojnë më tepër faqe që janë grupe në të cilat informohen më shumë. Pjesa kryesore është se në Facebook funksionojnë shumë edhe janë akoma faqe të tjera që e bëjnë të njëjtën skemë. Unë vetëm 1 kontratë kisha bërë. Vetëm 1 kontratë edhe ajo ishte stresi më i madh. Në momentin që kryhej pagesa, ata vetëm vinin, paraqiteshin dhe thonin je shoku i filanit? Po. Kam ardhur për atë punë. As emër nuk jepnin asnjë gjë, çdo gjë normale se kishte informimin kush isha unë”.

Përmes gazetares së emisionit “Stop”, agjenti ktheu një pjesë të parave, 1900 Euro, ndërsa pjesa tjetër u la për në datën 20 Maj.

“Unë kam shlyer 1900 Euro tek personi që ka bërë denoncimin në këtë rast dhe deri më datë 20 kam për të shlyer dhe pjesën tjetër 1600 Euro”.

Një pjesë të parave i mori mbrapsht personi i mashtruar, ndërsa mbetet për t’u kthyer edhe 1600 Euro. /tvklan.al

Etiketa: AgjenciaDenoncimi

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
“Të ndalen provokimet”, ja çfarë thotë Greqia pas deklaratave të fundit të Ankarasë

Arrestimi i Fredi Belerit, ministri i Jashtëm grek: Çështjen do e çoj në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com