GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Arben Maloku i bashkisë përfitoi leje ndërtimi dhe 34 mln euro tendera nga Veliaj

12:29 - 17/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi: Arben Maloku i bashkisë përfitoi leje ndërtimi dhe 34 mln euro tendera nga Veliaj

Arben Maloku dhe Erion Veliaj

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranës është denoncuar se ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, duke përdorur një skemë të ngjashme me atë të kompanisë “5 D”.

Zyrtari i denoncuar këtë të premte nga opozita është Arben Maloku, administratori i Njësisë Administrative Zall Herr nga viti 2015 deri më shtator të vitit 2022. Nga selia blu, Këlliçi denoncoi se i zgjedhuri me firmën e Veliajt, është pronar faktik i firmës “ARB & TRANS-2010”, që e ka kontrolluar përmes vjehrrit dhe babait.

Ai tha se kompania në fjalë ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018-2023.

39 mln euro tendera, 34 mln vetëm nga Bashkia Tiranë

Anëtari i kryesisë së PD-së specifikoi se “ARB & TRANS-2010”, 36 tendera me vlerë 16 milionë euro i ka marrë nga kolegët e tij të UKT, tashmë në qeli, duke iu referuar Mariglen Qatos dhe Redi Mollës (të arrestuar për dosjen “5D”). “11 tendera me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, 5 tendera i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tendera nga OSSHE”, shtoi.

Këlliçi përllogariti se vlera totale e tenderave të përfituar nga Arben Maloku është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.

Lejet e ndërtimit

Më tej, ai renditi edhe lejet e ndërtimit të përfituara.

Këlliçi tha se në shkurt të vitit 2021, Maloku ka përfituar leje ndërtimi me firmën e vetë Erion Veliajt, në rrugën ‘Myslym Shyri’, një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.

“Në vitin 2022, në një show mediatik, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, njoftuan sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut, por pa e njoftuar publikun se pallati i sekuestruar ishte në pronësi të një zyrtari të lartë të Bashkisë Tiranë. Sipas dokumenteve zyrtare, bëhej fjalë për 2700 metra katrorë ndërtim pa leje, në zemër të Tiranës. IKMT na ka njoftuar zyrtarisht se për këtë subjekt, nuk ka patur asnjë veprim nga IMT, asokohe e drejtuar nga banditi Mariglen Qato, sot edhe ky në qeli. Sigurisht Grupi i Strukturuar Kriminal 5D i Bashkisë Tiranë, kujdesej për investimet e pjesëtarëve të bandës”, tha Këlliçi.

“Në tetor të vitit 2022, KKT merr vendim që ky pallat të sekuestrohej 100%. Në këto momente, sipas përcaktimeve ligjore, kjo kompani duhet të gjobitej, duhet të paguante vlerën e ndërtuar pa leje për metër katrorë, por mbi të gjitha kësaj kompanie, supervizorëve dhe inxhinierëve duhej t’u hiqej licenca për 5 vite. Por kjo sigurisht që nuk ndodhi. Edhe përse e njoftuar nga IKMT, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk bëri revokimin e liçencës. Për pasojë, kompania ARB Trans, në tetor të vitit 2023 gostitet me një leje ndërtimi gjigande në Bulevardin e Ri të Tiranës. Por Arben Maloku nuk mund të rrinte pa u gostitur edhe me një leje tjetër ndërtimi në Bashkinë Kamës, me firmën e idhtarit të madh të reformës në drejtësi, kryebashkiakut Rakip Suli”, shtoi ai.

“Të gjitha këto veprime, kanë sjellë fitime marramendëse për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë Arben Maloku, të cilat janë fshehur pas 2 emrave: Fatmir Firi i arrestuar për evazion fiskal dhe si pasojë e këtij dënimi, shtetasi Fatmir Firi i’a dhuroi aksionet e kompanisë ARB&Trans-2010 babait të Arben Malokut, shtetasit Shyqyri Maloku”, theksoi.

Ai përllogariti se Arben Maloku, “me bekimin e plotë të kreut të bandës 5D Erion Veliaj, ka përfituar 39 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi, vlera e të cilave është më e pakta 35 milionë euro, për një total mbi 70 milionë euro në vetëm 5 vite”.

Apeli për SPAK

Deklaratën e mbylli me një apel për Prokurorinë e Posaçme për të arrestuar kryebashkiakun Erion Veliajn.

“Erion Veliaj ka deklaruar publikisht se nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Taulant Tushës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Redi Mollës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Mariglen Qatos, e me siguri priteni kur të thotë që nuk di asgjë dhe për veprimtarinë e Arben Malokut, i cili si zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranë, ka qarkulluar mbi 70 milionë euro dhe ndërkohë në zgjedhjet e 14 Majit 2023, ishte Drejtuesi Politik i Shtabit Elektoral të Veliajt për zonën e Zall Herrit, zonë në të cilën ka terrorizuar banorët dhe demokratët për të votuar Erion Veliajn”, tha Këlliçi.

“SPAK nuk mund të thotë njëlloj si Erion Veliaj që nuk kishte informacion dhe të vazhdojë e të mos hetojë pjesën tjetër të shtabit elektoral të Erion Veliajt, duke u justifikuar me pritjen e kallëzimeve të opozitës. SPAK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro, si një skenë krimi të një korrupsioni të pa precedentë godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliajn, i cili çdo ditë që vijon qëndron në detyrë, ka mundësinë të prishë prova dhe të thellojë këtë veprimtari korruptive”, përfundoi ai.

Etiketa: arben malokuBelind KelliciErion VeliajKryesore1PDtendera

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
VIDEO – Pamjet e aksidentit ku humbi jetën i riu shqiptar

VIDEO – Pamjet e aksidentit ku humbi jetën i riu shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com