GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Balluku përdor policinë për zgjedhjet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reshjet nuk pushojnë, Balluku ultimatum qytetarëve: Kurseni energji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Dibrës, Ismail Uka, ka denoncuar Belinda Ballukun dhe kreun aktual të bashkisë, Rahim Spahiu, se po përdorin administratën në funksion të fushatës së PS, si dhe po bëjnë presion tek qytetarët.

Ismail Uka ka bërë publike disa foto e video ku tregon se punonjës të policisë bashkiake të Dibrës vendosin posterat e Ramës në prag të mitingut që ky i fundit zhvillon.

Uka tha se Belinda Balluku në takimet që zhvillon me qytetarët e Dibrës, shoqërohet nga makinat e policisë së komisariatit të Dibër, duke ushtruar kështu presion tek qytetarët për të votuar. Ndërkohë thotë se punonjës të administratës janë detyruar që secili të sigurojë së paku 15 vota për PS.

Uka shton më tej se të gjitha këto fakte që ka mbledhur i ka paraqitur tek përfaqësuesit e  OSBE/ODIHR.

“Ne jemi bërë objekt i dosjes “184”, dhe eksponentë të kësaj dosjeje vazhdojnë dhe kryejnë detyrën në administratë, Drejtoria e Qendrës Balneare, ku vetëm nga kjo drejtori duhet të arkëtohen në buxhetin e shtetit mbi 1 miloardë lekë, dhe sot jo vetëm që nuk arkëtohen se shkojnë në xhepat e tyre por figuron që punonjësit e kësaj drejtorie, nuk janë paguar sigurimet e punonjësve. Kjo makineri përfshinë dhe Belinda Balluku, ata janë të angazhuar me drejtoritë në varësi të saj për shkak atë interesave të veta që kanë lidhje me Skavicën, kësaj afere të madhe.

Gjithë administratës që është në varësi të Ballukut, u është dhënë lista e zgjedhësve, i kanë dërguar në orar të punës në teren dhe u japin një formular që u kërkojnë sigurim deri në 15 vota çdo punonjës. Këto i kam paraqitur tek përfaqësuesit e  OSBE/ODIHR. Kam pamje filmike ku policë bashkiakë me mjete të bashkisë vendosim postera të Ramës. Njëri është polic bashkiak, duke montuar foton e Ramës, posterin, kjo ka ndodhur para tre ditësh. Punonjësit edhe me uniformë.

Nga telefonata që pata me përfaqësuesit e ODIHR, e morën si denoncim dhe shpresoj që të sqarohet në raportin e tyre.

Dje në një takim në një fshat, Balluku nga ora 21:00 deri në 21:30, u shoqërua me polici dhe përdor shërbimet e komisariatit të Dibrës. E ftoj të heqë dorë nga këto mënyra sepse ka shërbimet e gardës për ta ruajtur, dhe nuk mund të ushtrojë presion duke u shoqëruar me makinat e policisë. Kanë vënë në lëvizje gjithë mekanizmat në funksion të tyre. Balluku nuk i përgjigjet me Dibrën, ndërkohë i them që do mbroj votën dhe çdo qytetar do votojë lirisht”, tha ai i ftuar në emisionin “Kjo Javë”.

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s
Aktualitet

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s

14:34 - 23/10/26
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:18 - 23/10/26
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë
Aktualitet

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Para
“Igli do shkoj te mama”, Cara i përgjigjet Sakos: Zoti të faltë!

“Igli do shkoj te mama”, Cara i përgjigjet Sakos: Zoti të faltë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s
Aktualitet

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s

14:34 - 23/10/26

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë më herët sot nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:18 - 23/10/26
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com