GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i Agron Shehajt, Partia e Lirisë i del në krah: Sulm politik i Edi Ramës!

19:09 - 20/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çekia kërkon rikthimin e vizave, PL: Keqqeverisja e Ramës vë në rrezik…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas denoncimit të bërë nga deputeti Agron Shehaj, pas bllokimit të biznesit të këtij të fundit nga policia. Sipas tij Rama ka nisur sulmet politike kundër bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës shqiptare.

Statusi i Tedi Blushit: 

Në panik nga urrejtja e madhe popullore, shkëputja e kontrollit mbi opozitën dhe humbja e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Edi Rama ka nisur sulmet politike kundër të bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës shqiptare. Ndërkohë që oligarkët dhe sipërmarrjet e klientëve të tij me lidhje të shumëfishta me pushtetin nuk paguajnë sot taksa, nuk njohin gjoba dhe gllabërojnë taksat e shqiptarëve në shkelje të çdo ligji, bizneset e rregullta po terrorizohen dhe ndëshkohen me sekuestro mafioze nga falangat e Policisë së Shtetit dhe taksidarët e Ministrisë së Financave.

Me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës shqiptare, deputetin Agron Shehaj, kapuçzinjtë e Edi Ramës i janë vërsulur sot forcërisht kompanisë së tij pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush.

Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të Policisë së Shtetit, si dhe duke e inkurajuar drejtësinë të reagojë menjëherë për të ndëshkuar përgjegjësit, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga sulmet ndaj bizneseve të ndershme dhe të ligjshme, të cilat nuk i shikon si mundësi për zhvillimin e vendit, por i shikon si rrezik për bandën e tij.

Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha biznesve të reagojnë ndaj çdo arbitrariteti dhe gjobëvënie nga taksidarët e Qeverisë, të cilët i paralajmërojmë të bëjnë kujdes në raport me ligjin pasi nuk do t’i shpëtojnë kurrë llogaridhënies.

Edi Rama ta ketë të qartë njëherë e përgjithmonë se koha kur opozita e kapur prej tij blihej, shitej apo shantazhohej ka marrë fund!

Më të vendosur se kurrë në betejën për mbrojtjen e interesit qytetar, të bizneseve të ndershme dhe shporrjen e këtij regjimi mafioz!

Asgjë nuk na ndal më!

Etiketa: Agron ShehajTed Blushi

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Protesta e pedagogëve/ Justifikohet Kushi: Jemi në dialog për çdo kërkesë të tyre

Protesta e pedagogëve/ Justifikohet Kushi: Jemi në dialog për çdo kërkesë të tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com