GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i babait: I riu tentoi të më rrëmbejë fëmijën te Shkëmbi i Kavajës (Video)

16:54 - 15/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i babait: I riu tentoi të më  rrëmbejë fëmijën te Shkëmbi i Kavajës (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një adoleshent ka rrëmbyer një fëmijë 4 vjeç i cili ishte duke luajtur me disa të vegjël të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur në zonë kishte shumë njerëz. Prindërit e fëmijës kishin dalë për shëtitje dhe e kishin lënë djalin e tyre të luante i lirë. Në pamjet që ka publikuar “JOQ“, duket djali i vogël që vrapon drejt prindërve, dhe në një moment ndalon për të luajtur.

Menjëherë pranë tij afrohet adoleshenti i cili pa pyetur e merr në krah, dhe mundohet të humbë mes turmës me njerëz. Fatmirësisht prindërit e kanë parë menjëherë momentin kur adoleshenti tentoi t’i zhdukte djalin nga sytë, dhe kanë vrapuar për ta kapur.

“Kur e ndaluam na tha ‘mendova se kishte humbur’! Frika më e madhe është nëse dikush tjetër qëndron pas tij, apo nëse e ka bërë nën efektin e drogës. Mund t’i ndodhë sërish me fëmijën dikujt tjetër, nuk duhet të kalohet aq lehtë,” shkruan babai i djalit ndër të tjera.

Ai ngre shqetësimin për këtë fenomen të frikshëm, dhe kërkon që autoritetet të marrin masa. Babai i djalit e ka referuar rastin dhe në polici, e tashmë pritet të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje si jeni? Ju lutem doja te publikonit nje ngjarje qe ka ndodhur mbreme ne Shkembin e Kavajes. Nje cun rreth 16 vjec tentoi te me merte femijen 4 vjec. Fal zotit i kishim syte gjith kohen tek ai dhe e kapem direkt, por dua ta publikoni dhe per te tjeret qe te kene kujdes.

Duke qene adoleshent policia nuk e mer shume per baze dhe e justifikojne duke thene qe nuk duket se e ka bere me qellim te keq sepse ai thote qe e mora sepse mendova se kishte humbur. Por duket shume qarte ne video qe ai vetem e mer ne krahe dhe largohet as nuk ndalon as nuk e pyet per asgje.

Frika me e madhe eshte nese dhe dikush tjeter qendron pas tij, apo nese e ka bere nen efektin e droges mund te ndodhe serish me femijen e dikujt tjeter dhe nuk duhet te mbyllet apo te kalohet kaq lehte.

Sapo e merr ne krahe duket cuni qe zgjat duart tek ne, por ai nuk reagon fare vetem ecën. Dhe nese do ishte sic thote ai minimuni do shikonte perreth e do pyeste po vetem e mer e ecën. Tha mendova se kishte humbur. Cuni nuk po qante as nuk po kerkomte njeri se ne ishim duke e pare, po lozte.

Un shyqyr zotit e kapa ne koh dhe e ndalova por dua ta publikoj qe te ken kujdes prinderit e tjer ndaj ketyre fenomeneve dhe mos ti len larg syrit te tyre sikur pak shperqendrim te kisha ne ato momente un do isha akoma duke kerkuar djalin.”

Etiketa: babaFemijerrembim

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com