GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i Blushit: Rama mijëra euro për luks të shfrenuar, bën tendera për gota kristali

21:39 - 12/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tedi Blushi denoncon tenderin e Ministrisë së Financave: 380 mijë euro për ‘shërbime propagande’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka vijuar denoncimin për abuzim me tenderë nga ana e qeverisë në kohë krize. Ai shprehet se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare brenda këtij muaji ka shpallur katër tenderë për blerje që sipas tij janë të panevojshme, përfshirë këtu tantella apo dyshekë plazhi, edhe pse siç shkruan Blushi jemi në muajin Tetor.

Blushi shton se për qytetarët në nevojë dhe nëpunësit e administratës, qeveria ndan thërrime. “Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet”, shkruan Blushi.

Postimi i Tedi Blushit:

Mijëra euro taksa për luksin e shfrenuar të Edi Ramës: Tendera për blerje tantellash, kupa akulloresh, gota kristali, mermer për sapunë, shezlong e çadra plazhi.

Kur qindra mijëra shqiptarë luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, Qeveria keqpërdor me babëzi taksat e qytetarëve për t’i garantuar Edi Ramës dhe oborrit të tij një jetesë luksi.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare vetëm këtë muaj ka shpallur katër tendera (dokumentat bashkëlidhur) për blerje krejtësisht të panevojshme dhe fyese, nga tantellat deri në dyshekë plazhi (jemi në muajin tetor) për shtëpitë e tij të pushimit.

Ndërkohë që për qytetarët në nevojë dhe nëpunësit e administratës ndan ndihma ekonomike me “thërrime”, të moshuarve nuk u rrit pensionet dhe pedagogëve në protestë u thotë se Buxheti i Shtetit nuk ka para për t’u rritur rrogat, Edi Rama vazhdon shpenzimet marramendëse për t’i garantuar vetes të tilla “salltanete”.

Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet. Ndaloni urgjentisht prokurimet kriminale dhe ndani këto fonde për shtresat më në nevojë!

Etiketa: DenoncimRama mijera euro shpenzon kotTedi Blushi

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Arjola tregon pse u rikthye në BB VIP: Nuk jam egoiste, jo për të luftuar…

Arjola Demiri flet për fëmijërinë: Babi donte të bëhesha police

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com