GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i deputetit të PD: Qytetarët e Kurbinit 3 javë pa marrë bonusin e qirasë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i deputetit të PD: Qytetarët e Kurbinit 3 javë pa marrë bonusin e qirasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastrot Piroli ka denoncuar mungesën e bonuseve për familjet e prekura nga tërmeti. Sipas tij në Kurbin prej 3 javësh 1500 familje janë pa bonus qiraje.

Ai akuzon qeverinë se ka mashtruar qytetarët dhe se pas 2 vitesh nga tërmeti 6 mijë qytetarë të Laçit nuk kanë shtëpitë e tyre.

“Braktisja e madhe e qeverisë në Kurbin. Prej 3 javësh 1500 familje pa bonus! Qeveria të mos vjedhë për pak orë dhe të zgjidhë menjëherë problemin!  Arben Ahmetaj mashtroi sërish sot banorët e Kurbinit. 2 vite pas tërmetit shkatërrimtar, të paktën 6 mijë laçianë jo vetëm nuk kanë hyrë akoma në shtëpitë e tyre, por nuk marrin më as bonusin e qerasë. Bonusi duhet të ishte në llogaritë e qytetarëve prej datës 1 tetor. Sot është mesi i muajit dhe banorët e dëshpëruar gjenden përpara llogarive bosh!” – shkruan Piroli.

Më tej ai shton se 1500 familje janë në gjendje mbijetese dhe vonesa e bonusit të qirasë, i detyron kryefamiljarët kanë hequr paratë e bukës së gojës së fëmijëve për të paguar qiranë.  

“1500 familjet janë në gjendje mbijetese! Çdo ditë vonesë e bonusit të qerasë do të thotë që kryefamiljarët kanë hequr paratë e bukës së gojës së fëmijëve për të paguar qiranë, që ka marrë përsipër ta paguajë qeveria.  Jam i bindur që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj nuk duan t’ia dinë për jetën e vërtetë të vështirë të njerëzve të ndershëm, sepse ata jetojnë mes luksit. Vetë darkojnë te Nusreti, ndërsa për qytetarët e Kurbinit nuk paguajnë as detyrimin ligjor të bonusit të qerasë. Është e pafalshme kjo mizori kundrejt njerëzve më të pamundur.  Qeveria ka para, por i ka për të vjedhur me tenderët e energjisë. Le të mos vjedhin për disa orë dhe t’u japin banorëve të Kurbinit urgjent bonusin e vonuar prej 3 javësh. Le t’i lënë llogaritë e rrogave të tyre bosh dhe të mos luajnë me bukën e gojës!”- shkruan Piroli.

Etiketa: bonusi qirasedeputetiKurbinPD

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Para
“Çfarë po ndodh nëpër botë”, të shtëna me armë në një universitet të Spanjës

“Çfarë po ndodh nëpër botë”, të shtëna me armë në një universitet të Spanjës

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com