GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i fortë: Mora pjesë në fushatë, Pjerin Ndreu më përndjek politikisht familjarët

16:40 - 19/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i fortë: Mora pjesë në fushatë, Pjerin Ndreu më përndjek politikisht familjarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studentja Arilda Lleshi denoncon se për shkak se ajo ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu i ka kërkuar mamasë së saj dhe xhaxhait që të japin dorëheqje nga postet që mban.

Lleshi shprehet se mamaja e saj ka 23 vjet që punon te Biblioteka e Lezhës, ndërsa xhaxhai është polic e të dyve iu është kërkuar të japin dorëheqjen. Ajo thotë se as mamaja dhe as xhaxhai i saj nuk do japin dorëheqjen. Arilda Lleshi thekson se kjo që po ndodh pas zgjedhjeve të 14 Majit është një politikë e mbrapshtë dhe aspak normale dhe tregon urrejtjen e Ndreut për kundërshtarët politikë.

Postimi i Arilda Lleshit:

Për shkak të përfshirjes time në fushatën për zgjedhjet vendore, mamit tim, që punon prej 23 vitesh te Biblioteka Publike e Lezhës, dhe xhaxhait tim, që punon prej 23 vitesh si punonjës policie, ju është kërkuar të japin dorëheqje.

Mami im ka një jetë që punon në Bibliotekë. Të gjithë fëmijët e Lezhës e njohin si teta Lula e Bibliotekës. Çdo fëmijë e mban mend me dashuri.

3 ditë pas rezultatit, puna vazhdoi me vrull. ‘Puna është në ADN-në tuaj’, ajo e mbrapshta. Mami dhe xhaxhai janë thirrur me urgjencë dhe ju është thënë se duhet të japin dorëheqjen ‘sepse familja juaj nuk ka punuar që kryetari jonë të rizgjidhet’. Tashmë jemi një familje me njollë në biografi, sepse nuk kemi punuar për nënën parti.

  1. Ndreu,

– Bashkia nuk është ndërmarrja jote private, por institucion publik në shërbim të qytetarëve. Administrata nuk të detyrohet besnikëri politike. Ti je një i zgjedhur i përkohshëm.

– Liria e bindjes politike është e drejtë themelore demokratike dhe kushtetuese që pas vitit 1990. Ndoshta botëkuptimi juaj nuk është azhornuar akoma.

As mami, as xhaxhai nuk do japin dorëheqjen. Mund të vazhdoni me hapin e rradhës dhe t’i vidhni edhe disa taksa qytetarëve duke humbur gjyqin.

Mbështetësit e Z. Ndreu, gjatë fushatës, pretendonin se ai përfaqësonte një ‘model qeverisjeje’. Për çfarë modeli e kishit fjalën? Për atë diktatorial?

Gjatë fushatës, Z. Ndreu postonte se rinia është një ‘prioritet absolut’. Si mbështetet rinia Z. Ndreu, duke i mbyllur gojën, duke i mohuar liritë themelore të shprehjes e bindjeve?

Gjithsesi unë nuk besoja në sinqeritetin e ideve tuaja. Prandaj edhe zgjodha të pozicionohem kundra jush në këtë fushatë. E drejta ime. Do vazhdoj të shprehem e pozicionohem ashtu si ma dikton ndërgjegjja.

Etiketa: Kryesore1LezhëPjerin Ndreu

Lajme të lidhura

Hidhen molotovë në koshat e mbeturinave dhe në derën e një biznesi (VIDEO)
KRYESORE

Hidhen molotovë në koshat e mbeturinave dhe në derën e një biznesi (VIDEO)

19:22 - 28/02/26
Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit
Breaking Views

Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit

19:13 - 28/02/26
“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)
Breaking Views

“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)

18:59 - 28/02/26
Para
Vdes roja i ambasadës malazeze në Tiranë, nisin hetimet

Vdes roja i ambasadës malazeze në Tiranë, nisin hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hidhen molotovë në koshat e mbeturinave dhe në derën e një biznesi (VIDEO)
KRYESORE

Hidhen molotovë në koshat e mbeturinave dhe në derën e një biznesi (VIDEO)

19:22 - 28/02/26

Protestuesit kanë hedhur molotovët e parë në këtë protestë në disa kosha mbeturinash afër urës së Lanës në Rrugën e...

Lexo më shumë
Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit

Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit

19:13 - 28/02/26
“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)

“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)

18:59 - 28/02/26
Nis protesta e opozitës, Berisha i drejtohet Kryeministrisë. 1300 policë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji

Nis protesta e opozitës, Berisha i drejtohet Kryeministrisë. 1300 policë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji

18:49 - 28/02/26
(VIDEO) Qytetarë dhe mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë, policia ngre dronë

(VIDEO) Qytetarë dhe mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë, policia ngre dronë

18:39 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com