GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë

15:21 - 28/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar se për të marrë një shërbim nga institucionet, e kanë sorollatur për ditë të tëra, ka paguar edhe lekë, por ende nuk e ka marrë shërbimin për shkak se mungon firma, pasi drejtori është në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Më konkretisht, përmes një postimi në rrjetet sociale, Xama bën me dije se që më 18 Mars ka aplikuar për të bërë lidhje energjie me shtesë fuqie pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por askush nuk i kthente përgjigje që të japë dakordësi dhe të vazhdohen punimet.

Ajo thotë se ka bërë qindra telefona, është lutur, ka kërkuar ndere, ka blerë vetë materiale dhe sërish nuk e ka marrë shërbimin, pasi i kanë thënë se prit deri sa të mbarojnë zgjedhjet, që drejtori të kthehet në punë.

Ola Xama shkruan se qytetarët i paguajnë rrogën drejtorit të OSHEE-së, por ai punon për Partinë Socialiste dhe sipas saj, kjo është keqqeverisja dhe e kupton qartë se jemi vite dritë larg nga Bashkimi Europian.

Postimi i plotë i Ola Xamës

E kupton që nuk ke për të hyrë kurrë në Bashkimin Europian, kur për të marrë një shërbim të cilin e paguan të sorollatin, të detyrojnë të futësh miq që të ta zgjidhin dhe në fund të marrësh përgjigjen se ka mbetur vetëm për firmë por drejtori është në fushatë!

Për çfarë bëhet fjalë? Është aplikuar për të bërë lidhje energjie me shtesë fuqie pranë OSSH që në 18 mars dhe askush nuk kthen përgjigje që të japë dakordësi dhe të vazhdohen punimet.

Procedura është e tillë, bëhet aplikimi, specialisti bën preventivin se sa i kushtojnë materialet për lidhjen kompanisë OSSH, paguhet fatura që varion nga 500 në 800 euro, dhe në fund drejtori rajonal firmos për t’i hapur rrugë lidhjes së energjisë. Zakonisht të thonë që duhet të presësh sepse nuk kemi bërë tenderin për furnizimin me materiale, i thua s’ka gjë se i ble vetë, paguan faturën kot (sepse materialet nuk i merr) dhe elektrifikohesh.

Aplikimi për këtë procedurë është online, por ata që e kanë provuar e dinë shumë mirë që duhet të bësh 100 telefonata, të lutesh, stresohesh dhe të kërkosh ndere. Dhe për çfarë? Për të marrë një shërbim që e paguan. Me shërbimet që paguhen siç është shpërndarja e energjisë dhe kërkesat teknike të klientëve, paguhen dhe pagat e punonjësve të cilëve duhet t’iu lutemi dhe t’i gjejmë mikun.

Pasi ke bërë të gjithë këtë rrugë, kur ka fushatë, thonë prit sa të mbarojnë zgjedhjet që drejtori të kthehet në punë. Pra ne i paguajmë rrogën, por ai punon për Partinë Socialiste. Kjo është keqeverisja dhe këtu e kupton që Bashkimi Europian është qindra vite dritë larg.

Etiketa: gazetareOSHEEsherbim

Lajme të lidhura

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Aktualitet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Para
Krimet zgjedhore, regjistrohen në Prokuroi 14 kallëzime penale

Krimet zgjedhore, regjistrohen në Prokuroi 14 kallëzime penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25

Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozitare, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sotëm...

Lexo më shumë
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

12:08 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com