GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i PD: 125 mln euro transferta të pakushtëzuara për 11 bashki

11:44 - 11/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i PD: 125 mln euro transferta të pakushtëzuara për 11 bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet e saj, që sipas selisë blu, vërtetojnë maskarën zgjedhore të 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku zbardhi skemën e blerës së votes, ku sipas saj, nga 1 janari deri në 25 prill, janë bërë 125 milion euro transferta qeveritare  të pakushtëzuara për rindërtimin në 11 bashki.

Ndër të tjera, ajo shprehet se deri më tani SPAK nuk ka bërë asnjë veprim për hetimin e krimit zgjedhor, sipas PD të kryer nga “regjimi Rama-Doshi-Rakipi”.

 Deklarata e plotë:

Ditë pas dite ne po publikojmë gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna  për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë.

Një javë më parë, Partia Demokratike bëri publike një operacion në shkallë të gjerë të blerjes së votës duke përdorur fondet e rindërtimit. Sipas të dhënave të deriatëhershme, 40 milion euro ishin shpërndarë nga buxheti gjatë muajve mars-prill për ndërtimin e banesave individuale. Dëmet në banesat individuale ishin rishikuar dhe rritur disafish në mënyrë fiktive për të influencuar votën e familjeve që përfituan. Individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre u futën në listat e përfituesve përmes një zinxhiri VKM-sh dhe Vendimesh të Këshillave Bashkiakë në 11 bashki, përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Kamzën, Vorën, Lezhën, Laçin, Kurbinin e Mirditën.

Sot ne po bëjmë publike një provë disa herë më të rëndë nga ky operacion i manipulimit të zgjedhjeve me angazhimin në shkallë të gjerë të të gjitha institucioneve. Shifra e përditësuar e transfertave të pakushtëzuara të qeverisë për këto 11 bashki është 124.4 milion euro të dedikuara vetëm për rindërtimin. Nga këto, 73 milion euro i janë dhënë Bashkisë së Tiranës, rreth 12 milion euro Bashkisë Durrës, 10.4 milion euro Kurbinit, 5.8 milion euro Kavajës, 4.8 milion euro Kamzës etj. Të gjitha këto transferat janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve.

Mijëra familje përfituan rritje të vlerës së dëmit nga DS1 në DS2 e deri në DS5, duke u akorduar miliona e dhjetëra miliona lekë secilës prej familjeve që përfituan nga ndryshimi i masës së dëmit. Dhjetëra VKM e VKB u miratuan nga 1 Janari 2021 deri më 25 prill për të lejuar makinerinë e manipulimit të ndikonte votën e qytetarëve.

Këto janë provat e një prej operacioneve në shkallë më të gjerë të shndërrimit të shtetit në një instrument në dorë të makinerisë së deformimit të votes dhe shkrirjes së shtetit me Partinë Socialiste.

Për këtë krim ku janë përfshirë një zinxhir i gjatë institucionesh nga Këshilli i Ministrave, Këshillat Bashkiakë etj, akoma nuk është ndërmarrë një veprim hetimor nga SPAK. Ndërkohë, dhjetëra kallëzime të Partisë Demokratike për krime zgjedhore në çdo qytet e çdo fshat të vendit vazhdojnë të flenë në sirtarët e SPAK.

Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD por me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Shqipëria humbi për shkak të masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, më e rëndësishme ose më pak e rëndësishme, do të trajtohet vetëm pasi të kemi shpalosur të gjithë përmasat e masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim nga Rama-Doshi-Rakipi.

Etiketa: Jorida TabakuPDPolitike

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Akademia e Shkencave: Nis puna për hartimin dhe botimin e veprës “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”

Akademia e Shkencave: Nis puna për hartimin dhe botimin e veprës “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com