GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i PD: 200 ton mbetje kimikatesh në krah të shkollës në Elbasan, rrezikohet jeta e fëmijëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i PD: 200 ton mbetje kimikatesh në krah të shkollës në Elbasan, rrezikohet jeta e fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari ka publikuar prova se si mbi 200 ton mbetje të ndryshme mes të cilave cianur dhe arsenik, ndodhen krah një muri shkolle në fshatin Balëz në Elbasan.

“Ndërsa skandali i mbetjeve të rrezikshme, që janë rrugës për tu rikthyer në portin e Durrësit, ende nuk është mbyllur, po bëjmë sot publik një fakt tjetër tronditës, që lidhet me mbetjet e rrezikshme dhe shëndetin e fëmijëve.

Rreth 200 Ton mbetje kimikatesh, ndër të cilat cianur dhe arsenik, ndodhen krah një muri shkolle në fshatin Balëz në Elbasan.

Siç e tregon kjo foto, ku qartazi duket shkolla e Balzës me qindra nxënës dhe muri ndarës i magazinës që mbledh mbetje të rrezikshme.”- deklaron Dizdari.

Bashkë me mësimet, fëmijët e Balzës marrin çdo ditë falas nga qeveria, edhe një dozë helmi. Kjo ndodh prej vitesh dhe fakti që nuk ka asnjë masë për t’i zhvendosur kimikatet dëshmon pandjeshmërinë e Rilindjes ndaj jetës së fëmijëve dhe banorëve të Balzës, Elbasanit dhe gjithë vendit. Me siguri në qeverinë e Ramës këtë e mendojnë si pjesë të projektit ”Shqipëria 2030”.

“Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve” pas oborrit të shkollës, në qendër të fshatit Balëz, ndodhet rreth 2,5 km larg prej dy institucioneve të rëndësishme të Elbasanit, spitalit dhe Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Fshati Balëz ka mbi 1000 banorë dhe shqetësimi më i madh i tyre është se këto magazina janë ngjitur me shkollën, çerdhen dhe qendrën shëndetësore.

Fëmijët, por edhe të rriturit, kanë shfaqur probleme shëndetësore si alergji, probleme me frymëmarrjen, probleme psikologjike, por nuk mungojnë dhe sëmundjet fatale.

Të gjitha këto dëshmojnë se, pavarësisht kushteve të pretenduara të ruajtjes, këto lëndë avullojnë dhe shpërndahen në ajër, apo precipitojnë në tokë ku ndotin tokën dhe ujërat nën të.

Banorët e zonës ankohen se tokat dhe uji i puseve të tyre janë të helmuara nga agjentë të rrezikshëm dhe, për pasojë prodhimet janë të pakta dhe dyshohen të rrezikshme.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e kësaj situate.

“Qeveria e ka shndërruar Elbasanin dhe zonat përreth në një qendër grumbullimi të mbetjeve të rrezikshme, në një qytet skrapi, në një vend ku digjen gomat masivisht, ku punojnë fabrika solari, ku ajri është i ndotur.

Metalurgjiku i Partisë së Punës është rikthyer për ta vrarë Elbasanin nën Partinë e Zhvatjes.”- shprehet Dizdari.

PD u ka bërë thirrje banorëve të Balzës, Elbasanit dhe zonave përreth, të ngrihen kundër helmeve qeveritare, dhe pro jetës; kundër zhbërjes së fshatrave dhe qyteteve dhe pro Shqipërisë.

Etiketa: mbetjerrezikshkolle

Lajme të lidhura

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë
Aktualitet

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Para
Champions League/ Si pritet të rreshtohen City-Inter në supersfidën e mbrëmjes

Champions League/ Si pritet të rreshtohen City-Inter në supersfidën e mbrëmjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com