Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo duke deklaruar se u ka dhënë tenderin për ndërtimin e një shkollë 9-vjeçare tre kompanive në mënyrë të jashtligjshme.
Zëdhënësja për anikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara.
Gjithashtu u shpreh ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.
Deklarata e plotë:
Korrupsioni dhe vjedhja janë plagë që po gjymton Shqipërinë në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Në garën e hapur ‘kush të vjedh më shumë’, tenderat janë të mbyllur dhe fituesit të paracaktuar.
Këtë bën edhe bashkia Berat drejtuar nga Ervin Demo, qënë shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe jo vetëm, na jep shembullin se si mund të grabitet paraja publike dhe tëshkelet ligji.
Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.
Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara.
Dokumentet standarde të tenderit shtojca 8, Pjesa III: Kriteret e Përzgjedhjes/Kualifikimit pika D si dhe
VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, Kreu III , pika 2, parashikon se asnjë nga këto të tria kompanitë nuk mund të jetë fituese nëqoftëse janë duke zbatuar kontrata të të tjera për punë civile.
Sipas kritereve të DST të vendosura nga vetë bashkia Berat
– Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak edhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik.
Tre kompanitë: Besta shpk, Arkonstudio shpk dhe Zeqillari shpk, janë të angazhuara paralelisht në këto punime publike:
Besta shpk
Kontratë koncesionare dt.29.4.2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite
Kontratë dt. 25.05.2024 e lidhur me bashkinë Skrapar me objekt Rehabilitim urban në të dy anët e rrugës “Arkitekt Kasëmi”, afati 77 ditë,
Kontratë datë 31.12.2021 e lidhur me ARRSH me objekt Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor : Loti IX : “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga Berat – Corogjaf + rruga Corogjaf – k/Gllave – Antene+rruga Poshnje – Velemisht – k/Patos + rruga k/Marinez-Marinez, afati 48 muaj.
Arkonstudio shpk me pronar Erjon Kërit (djali i Pilo Kërit ) ish-kandidat i PS për qarkun Berat, denoncuar edhe më parë nga PD:
Kontratë koncesionare dt. 29. 4. 2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite
Kontratë dt. 27. 6. 2023, e lidhur me ARRSH, me objekt zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafe-Thane (Faza II), afati 24 muaj.
Njoftuar fitues nga FSHZH dt. 31. 07. 2023 për kontratën me objekt Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 3&4, Afati 24 muaj.
Zeqillari shpk
Kontratë dt. 06.12.2023 e lidhur me bashkinë Kolonjë me objekt: Ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qendër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare “Petro Nini Luarasi” dhe “Papa Kristo Negovani”, Ersekë.
Faktet dhe ligji që i mbështet për këtë janë të qarta si drita e diellit.
Ligjin e lexon mirë Ervin Demo siç e lexojnë edhe zyrtarët e lartë të bashkisë Berat, por Ervin Demo dhe bashkia e tij kanë zgjedhur të shkelin haptazi ligjin, pasi anëtarët e bashkimit të operatorëve fitues të kësaj procedure janë investuar në kontrata paralele.
Ervin Demo, nuk ka frikë nga shkelja e ligjit sepse e sheh që edhe në Tiranë nuk i gjen gjë ata që abuzojnë.
‘Ervinët’ e Shqipërisë ekzistojnë se i mbron Edi Rama.
Pa Edi Ramën zinxhiri i korrupsionit për para dhe parave për vota, zbërthehet menjëherë.
Discussion about this post