GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i PD: Si familja Rama grabiti tokat në Vuno

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i PD: Si familja Rama grabiti tokat në Vuno
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke pasuri në Vuno prej 22,4 hektarësh.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso tha se vlera e painvestuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe e investuar deri në 150 milionë euro.

“Artan Lame dhe Jogo Goro dilnin para banorëve dhe njoftonin përfundimin e procesit të legalizimeve. Në listën e përfituesve me certifikatë pronësie rezultonte një pjesë e mirë e fisit Koleka, mes tyre edhe Aneta Koleka, nëna e kryeministrit. Bëhet fjalë për jo pak metra, por për 22,4 hektarë në të cilin vëllezërit Rama, në cilësinë e trashëgimtarëve, marrin një pjesë pasurie, e cila pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe të investuar arrijnë në vlera 150 milionë euro”, deklaroi Ivi Kaso.

“Nga dokumentet që ne kemi siguruar, rezulton se në 2017 Rama dhe trashëgimtarë të tjerë të fisit Koleka kanë aplikuar në ATP. Në një proces administrativ të brendshëm ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Në radhë të parë nuk ekzistonte një vendim shpronësimi dhe nga ana tjetër mungesa e pozicionimit të saktë të kësaj prone pasi nuk kishte dokument ligjor dhe hartografik.

Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen gjykatës Vlorë, kjo ka ndryshuar vendimin e ATP, duke i njohur kërkuesve pronën. Në këtë proces gjyqësor të gjitha institucionet shtetërore që ishin pjesë e këtij procesi, nuk kanë guxuar të marrin pjesë në gjyq. Nuk janë paraqitur asnjëherë në mbrojtje të vendimmarrjes së tyre. I vetmi institucion që ka marrë pjesë formalisht ka qenë Avokatura e Shtetit, e cila formalisht ka mbrojtur vendimin e ATP”, shtoi Kaso.

DENONCIMI I PËRMBLEDHUR I PD

3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;

• Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;

• Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;

• ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:

• Mungesa e vendimit të shpronësimit,

• Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

• Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:

• Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,

• Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.

• Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;
Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor.

• Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:

• Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint
pronës”.

• Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;

• VKM nr. 89, dt.03.02.2016;
• VKM nr. 222, dt.23.03.2016;
• VKM nr. 223, dt.23.03.2016;
• VKM nr. 685, dt.28.09.2016;
• VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;
• VKM nr. 1174, dt.24.12.2020
• VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;

• Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:

• Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;

• Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës, dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.

Lexo edhe:

Akuzat e opozitës për pronat në Vuno, reagon Rama

Etiketa: Edi RamaKryesore1PDVuno

Lajme të lidhura

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26
Para
Kryeministri Rama mbledh të mërkurën kryebashkiakët, zbulohet arsyeja

Akuzat e opozitës për pronat në Vuno, reagon Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror
Sport

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shtuar dozën e kritikave ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, mes tensioneve të...

Lexo më shumë
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com