Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një qytetareje nga Lezha, Betulla Dhana, së cilës Bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu i ka rrëmbyer një pronë për ta bërë çerdhe për komunitetin, pasi trualli ku ndodhet çerdhja aktualishtit është dhënë për të ndërtuar pallate.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një ipërfaqe 56 m2, me vendndodhje në katin e parë të pallatit nr. 98 në Lagjen Gurra, Lezhë, vërtetuar nga certifikata e pronësisë.
Deri në tërmetin e vitit 2019, ajo e shfrytëzonte atë pronë të ligjshme si njësi tregtare (lokal), si të vetmin mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare.
Por, në kuadër të rindërtimit u prish pallati, gjithashtu edhe lokali i Betulla Dhanës, edhe pse kjo e fundit pretendon se prona e saj nuk kishte dëmtime të shumta sa për t’u shembur.
Në kuadër të rindërtimit, u ndërtua i njëjti pallat dhe e njëjta njësi tregtare, por qytetarja pretendon se që pas ndërtimit ajo qëndron bosh dhe se ajo nuk po e merr dot pronën e saj të ligjshme. Tek denoncimi bën me dije me dokumente se iu është drejtuar të gjitha institucioneve, por pas një “ping pongu”, nuk ka marrë një përgjigje konkrete.
Ndërkohë, Simonele Floriri, e cila i është prezantuar si Drejtoresha e Rindërtimi pranë Bashkisë Lezhë i ka shpjeguar verbalisht të interesuarës Betulla Dhana se kjo njësi tregtare, do të bëhej çerdhe për komunitetin dhe për këtë është marrë vendim nga institucioni i Bashkisë.
Më pas, denoncuesja i është drejtuar me kërkesë Bashkisë së Lezhës për të marrë një përgjigje zyrtare, por që nuk i është kthyer asnjë përgjigje.
Denoncuesja thotë se ka mësuar nga burime jozyrtare se trualli aktual i çerdhes që shërben për komunitetin do të ndërtohen pallate dhe çerdhen do ta shpërngulin tek prona e saj, të cilën nuk po e merr dot, edhe pse para tërmetit e ka patur të ligjshme.
Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Procesi i rindërtimit si për shumë shtetas të tjerë dëmtoi edhe një qytetare të Lezhës.
Znj. Betulla Veli Dhana përpara pak ditësh paraqiti pranë Partisë Demokratike denoncimin lidhur me pasurinë e saj me sipërfaqe 56 m2, me vendndodhje në katin e parë të pallatit nr. 98 në Lagjen Gurra, Lezhë, vërtetuar nga certifikata e pronësisë.
Kjo pronë e ligjshme e saj u shfrytëzua qetësisht si njësi tregtare nga znj.Dhana deri në momentin kur ka rënë tërmeti në vitin 2019, i cili e dëmtoi sipas verifikimeve të komisioneve përkatëse, ndonëse lokali sipas denoncueses nuk ishte dëmtuar aq sa për tu prishur.
Kështu u rindërtua i njëjti pallat që ka patur nr. 98, në katin e parë të së cilit e njëjta njësi tregtare gjithashtu, e cila qëndron bosh që nga momenti i rindërtimit.
Në pritje të rimarrjes së pronës së saj ligjore dhe si i vetmi mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare, znj. Dhana nëpërmjet avokatit të saj i është drejtuar fillimisht Bashkisë Lezhë, dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera dhe përgjigja e tyre ishte: Do dali vendimi i qeverisë se si do veprohet me këtë njësi tregtare.
E njëjta kërkesë i është drejtuar Kryeministrit Rama dhe premtimi ishte se do merrnin përgjigje së shpejti…
Topi ping pong me pronën dhe bukën e qytetares së thjeshtë vazhdoi….
Znj. Simonele Floriri prezantuar si Drejtoresha e Rindërtimi pranë Bashkisë Lezhë i ka shpjeguar verbalisht të interesuarës se kjo njësi tregtare, do të bëhej çerdhe për komunitetin dhe për këtë është marrë vendim nga institucioni i Bashkisë, e për informacion të mëtejshëm znj. Dhana duhej të drejtohej me shkrim.
Sipas kësaj porosie, denoncuesja dërgoi kërkesë për informacion e cila përfundoi në dorën e drejtorit të zyrë së Urbanistikës pranë Bashkisë Lezhë, por pa sukses, përgjigja ishte e njëjtë: duhet të dilte vendimi i qeverisë.
Atëherë zonja i ridrejtohet KM Rama por edhe pas përgjigjes, asnjë zgjidhje për rimarrjen e pronës njësi tregtare të znj. Dhana.
Ajo theksoi se ka mësuar nga burime jozyrtare se prona e saj do të bëhet çerdhe për fëmijë dhe në vendin ku ka qenë çerdhja do ndërtohet një pallat.
Së fundi znj. Dhana i është drejtur organeve të hetimit për shkeljet e evidentuara.
Që shteti shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës nuk mbron pronën e qytetarëve përkundrazi ky është fakt.
Edi Rama me programin e tij të “suksesshëm” të rindërtimit të japi përgjigje pyetjes:
Çfarë duhet të bëjë znj. Bedulla Veli Dhana për t’ju rikthyer prona e saj legjitime me të cilën ushqehet?
Edi Rama për veten e tij jeton në saraje por njerëzve të thjeshtë nuk i jep çfarë i takon …
PËR T’U NJOHUR ME DENONCIMIN E PLOTË: KLIKO KËTU!
Discussion about this post