GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i Presidentit të Urdhrit Veterinar: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE

15:58 - 18/12/24
në Aktualitet, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i Presidentit të Urdhrit Veterinar: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Urdhrit veterinar Ervin Resuli denoncoi se mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë konstatuar me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për pesticidet “Chlorpyrifos” dhe “Phosmet” që sipas Resulit janë gjetur në të paktën 3 ngarkesa në Kroaci dhe janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut për shkak të dëmeve afatgjata.

Dëmet sipas Resulit nisin që nga sistemi nervor e deri në kancer.

Ai akuzon Ministrinë e Bujqësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale për mungesë transparence e kontrolli dhe se nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse këto mandarina janë konsumuar në Shqipëri dhe a janë asgjësuar sipas ligjit.

Postimi i plotë:

SKANDAL ME MANDARINAT NGA SHQIPËRIA: MBETJE PESTICIDESH TË NDALUARA NË BE

MINISTRIA BUJQESISË FSHEH RASTET

Gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata.

DETAJET NGA RAPORTET RASFF:

1. 29 nëntor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është zbuluar në Kroaci.

2. 11 dhjetor 2024 – Phosmet në mandarina. Ngarkesa është identifikuar në Kroaci.

3. 11 dhjetor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është raportuar nga Kroacia me ndalesë të mëtejshme në Itali dhe Republikën Çeke.

Të gjitha këto raste janë EC-validated, që do të thotë se janë verifikuar si të sakta dhe përmbajnë mbetje të larta të këtyre pesticideve.

ÇFARË ËSHTË CHLORPYRIFOS?

Chlorpyrifos-ethyl është një pesticid që:

Ndikon në zhvillimin e trurit tek fëmijët, veçanërisht në fazat e hershme të jetës.

Shkakton dëmtime të sistemit nervor dhe çrregullime të sistemit endokrin.

Rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Chlorpyrifos është ndaluar plotësisht në BE për përdorim dhe tregtim me Rregulloren Implementuese të Komisionit 2020/18/BE, datë 10 janar 2020, e cila hyri në fuqi më 16 shkurt 2020.

Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të tij është bërë me Urdhrin e Ministrit Nr. 26, datë 22.1.2020, ku përcaktohet se:

“Të kryhet çregjistrimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve që përmbajnë Chlorpyrifos brenda datës 16 shkurt 2020”.

ÇFARË NDODH NË SHQIPËRI?

Ndërkohë që legjislacioni shqiptar është harmonizuar me atë të BE-së, realiteti në terren tregon një mungesë totale të mbikëqyrjes dhe transparencës.

Ngarkesat e bllokuara nga BE tregojnë se këto pesticide ende qarkullojnë dhe përdoren në vend.

Ministria e Bujqësisë nuk ka bërë publik asnjë njoftim nëse këto produkte janë konsumuar në tregun vendas apo janë asgjësuar sipas ligjit.

Tregtarët dhe fermerët vazhdojnë të përdorin produkte të ndaluara, duke rrezikuar shëndetin publik dhe reputacionin e eksporteve shqiptare.

PSE KY SKANDAL ËSHTË I RËNDË?

Këto raste tregojnë qartë një dështim të sistemit të kontrollit të produkteve ushqimore nga autoritetet shqiptare. Për më tepër:

1. Ministria nuk ka informuar publikun për rrezikun e konsumit të këtyre mandarinave.

2. Nuk dihet nëse produktet janë bllokuar dhe groposur, apo kanë përfunduar në tavolinat e qytetarëve shqiptarë.

3. Eksportet e produkteve shqiptare po dëmtohen në tregjet europiane për shkak të mbetjeve të pesticideve të ndaluara.

KËRKOHET TRANSPARENCË PUBLIKE DHE MASA TË MENJËHERSHME!

A janë konsumuar këto ngarkesa në tregun vendas?

Çfarë masash janë marrë për ndalimin e importit dhe përdorimit të produkteve që përmbajnë Chlorpyrifos?

Pse nuk ka transparencë për asgjësimin e tyre sipas ligjit?

Kjo është një çështje e shëndetit publik dhe nuk mund të neglizhohet. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe të garantojë sigurinë e produkteve që tregtohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Etiketa: mandarina

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Garo: Abuzimet me fondet e rindërtimit do të hetohen dhe ndëshkohen

Garo: Abuzimet me fondet e rindërtimit do të hetohen dhe ndëshkohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com