GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i Tabakut: Qeveria përgatit 400 milionë euro për projekte elektorale

10:09 - 24/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i Tabakut: Qeveria përgatit 400 milionë euro për projekte elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar qeverinë se po përdor fondet publike në shërbim të fushatës elektorale.

Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku denoncon planin e qeverisë për të paguar 400 milionë euro për projekte të me karakter elektoral, në ditët e fundit të janarit, një praktikë që ajo e cilëson si në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe etikën e qeverisjes.

“400 milionë euro bëhen gati për ditët e fundit të janarit,” deklaroi Tabaku. “Paguajnë për projekte që nuk i kanë realizuar fare, që as kanë për të përfunduar ndonjëherë, por i duhen si karamele elektorale për t’i inauguruar në ditët e para të fushatës.”

Sipas deputetes së PD-së, kjo strategji e qeverisë është e mirënjohur, ku fondet publike shpesh shfrytëzohen në mënyrë të pabarabartë për të përforcuar pushtetin gjatë periudhave elektorale.

“Gjithçka është në funksion të fushatës,” theksoi ajo. “Projekte në 3D, rrugë që inaugurohen dhjetë herë, shkolla që nuk hapen, kompjuterë që nuk ekzistojnë, tunele që rrëzohen.”

abaku gjithashtu kritikoi qeverinë për mospërmbushjen e projekteve gjatë 11 muajve të vitit dhe për vonesat e qëllimshme, të cilat shfrytëzohen më pas për të justifikuar pagesa masive në prag të zgjedhjeve. Ajo përmendi se “ato pak projekte që kanë përfunduar janë realizuar vetëm përmes kontratave të debatueshme PPP, ndërsa buxheti i shtetit përdoret në funksion të interesave elektorale.”

Deputetja e PD-së e mbylli mesazhin e saj duke paralajmëruar për abuzimet e qeverisë dhe duke ftuar qytetarët të reagojnë ndaj praktikave të tilla, të cilat, sipas saj, dëmtojnë transparencën dhe demokracinë.

“Këto 400 milionë euro janë shembulli më i mirë i keqmenaxhimit dhe arrogancës së kësaj qeverie, që vepron gjithnjë në dëm të qytetarëve dhe në favor të pushtetit të saj,” përfundoi Tabaku.

 

Etiketa: Fushateprojekteqeveri

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
I akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në GJKKO

I akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com