GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi i tenderit 320 mln lekë për “dhomat e fshehtësisë”, ja si shpëtoi Celibashi

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i KQZ ka çelur tenderë me vlera mbi kufirin e lartë monetar dhe çdo prokurim është denoncuar për shkak të shkeljeve ligjore.

Kreu i KQZ ka çelur tenderë me vlera mbi kufirin e lartë monetar dhe çdo prokurim është denoncuar për shkak të shkeljeve ligjore.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilirajn Celibashi i KQZ-së abuzon, Jonaid Myzyri i KPP-së mbulon shkeljet. Kështu po shkon puna përgatitore për materialet zgjedhore të 14 majit. Kreu i KQZ ka çelur tenderë me vlera mbi kufirin e lartë monetar dhe çdo prokurim është denoncuar për shkak të shkeljeve ligjore. Ankesat që e shoqërojnë çdo tender do trembnin këdo që do ishte në krye të institucionit, por jo Celibashin. Në ndihmë i vjen PS-ja që e kontrollon KPP-në dhe ka aty Myzyrin që i ndreq këto kleçka. Deri më tani, KPP ka vendosur pro Celibashit, ose ka heshtur.

Këtë herë, Myzyri e ka shpëtuar kreun e KQZ edhe nga denoncimi për tenderin e “dhomave të fshehtësisë”.

Në çdo vit zgjedhjesh KQZ shpenzon miliona lekë për të blerë “dhoma të fshehta”, ku do të futen votuesit për të votuar. Por, në çdo vit rrit edhe vlerën e shpenzimeve. Këtë herë do të derdhen 320 milionë lekë për të blerë kuti kartoni dhe dhomat e fshehta. Ky tender është denoncuar me 6 shkurt 2023 dhe më pas me 15 mars 2023 nga firma “Dynamicx GROUP”.

Ankimuesi shprehet se KQZ ka kërkuar që operatorët të kenë në dispozicion një makineri parapërgatitje CTP.

Që në fakt nuk do të hyjë në punë, pasi shtypja e kutive të kartonëve nuk bëhet me këtë format.

Prandaj ankimuesi kërkon që të hiqet kjo pikë nga dokumentet e tenderit dhe të vihen kritere për makineri të tjera që përdoren gjithmonë për këto raste. Ndërkohë ngrihen dyshimet se KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, ka vendosur kushtin mbi makinerinë e mësipërme si kriter, pasi ka gjasa që atë ta posedojë ndonjë firmë e paravendosur për t’i marrë këto para.

Por, KPP nuk është marrë fare me këto detaje të rëndësishme. Por, ka gjetur një pikë që mund të nxjerrë jashtë loje denoncimin dhe t’i hapë rrugë kësaj afere. Ne vendimin që Komisioni ka publikuar më datë 7 prill 2023 thuhet se, ankesa nuk pranohet pasi nuk është dorëzuar në afat.

Më konkretisht  me datë 2 shkurt 2023 është publikuar tenderi me kriteret e tij dhe është hapur gara. Më pas, me datë 27 shkurt 2023, Celibashi ka bërë disa ndryshime në kritere.

Dhe me datë 15 mars 2023, firma “Dynamicx GROUP” ka bërë ankesën pranë KPP duke theksuar se kriteret e përcaktuara përbëjnë diskriminim dhe shkelje ligjore. Por, kjo gjë nuk është marrë fare në shqyrtim nga KPP.

Madje, në këtë vendim tregon qartë që as nuk i ka analizuar pikat e ankesës, por është kapur me faktin që nuk është bërë ankesa 10 ditë pasi është publikuar prokurimi. Ndërkohë, para se të ndryshonte KQZ disa kritere të tenderit, “Dynamicx GROUP” ka bërë një denoncim me 6 shkurt 2023.  Por, edhe ky fakt nuk është marrë fare parasysh. Me këto manovra, KPP mbylli një sy përballë shkeljeve reale dhe shpëtoi KQZ nga anulimi i tenderit.

Lexo edhe: Denoncimi në KPP/ Ulsi Manja firmos 613 mln lekë për reçel dhe erëza për Burgjet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimCelibashiKPPKQZmbrontender

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
‘Nuk dolën ata që doja’, Kristi bisedon me Bledin

'Nuk dolën ata që doja', Kristi bisedon me Bledin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com