GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Ja skema që po përdorin mjekët e Onkologjikut për të fshehur mungesën e kimiove

13:47 - 15/10/24
në Aktualitet, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbi jetën nga kanceri/ Letra tronditëse e aktivistes që dëshmoi kushtet ç’njerëzore të Onkologjiku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar se prej 1 muaji në spitalin Onkologjik pacientet me kancerin e gjirit nuk kanë bërë kimio, ndërkohë që Qeveria vazhdon me propagandën për shkak se jemi në Tetor Rozë, muajin që iu dedikohet pikërish këtyre pacienteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stafa bën me dije se mjekët e Onkologjikut po përdorin një skemë për të manipuluar dhe fshehur mungesën e kimiove. Ai tregon se mjekët po iu deklarojnë pacientëve se kanë marrë një urdhër informal që mos të japin asnjë trajtim “phesgo”, por t’i trajtojnë me trastuzumab (herceptinë).

Gazetari shton më tej se është e provuar klinikisht se përgjigjia që jep “phesgo” tek kanceri i gjirit, është më e mirë se sa herceptina. Stafa thotë se që phesgo të mos quhet mungesë, mjekët tregojnë se në magazinën e Farmacisë së QSUNT, kanë lënë 2 flakonë phesgo, që mos të dalë në sistem që nuk ka dhe këto 2 flakonë qëndrojnë aty të palëvizur prej më shumë se 1 muaji e gjysmë.

Sipas tij, në këtë skemë janë përfshirë, mjekët onkologë, përgjegjësi i njësisë, Bledi Kreka, Shefja e Shërbimit Silvana Çeliku dhe Drejtoresha e Farmacisë Qëndrore Mirela Rexhepi.

Denoncimi i plotë:

ONKOLOGJIK/SKEMA QË PO PËRDORET PËR TË FSHEHUR MUNGESËN E KIMIOVE. E PËSOJNË PACIENTËT ME KANCER GJIRI.

Prej disa ditësh në Onkologjik nuk ka pasur mungesë kimiosh. Mendova, më në fund. Por sot më tregojnë një skemë që po përdorin mjekët, për të manipuluar dhe fshehur mungesën e kimiove.

DHE KJO PO NDODH PËR NJË KIMIO QË SHËRBEN PËR TRAJTIMIN E KANCERIT TË GJIRIT. NGA NJËRA ANË BËJNË RETORIKË PËR KONTROLLE NË KUADËR TË TETORIT ROZË, NGA ANA TJETËR S’KA KIMIO (PHESGO).

Në këtë skemë janë përfshirë, mjekët onkologë, përgjegjësi i njësisë, Bledi Kreka, Shefja e Shërbimit Silvana Çeliku dhe Drejtoresha e Farmacisë Qëndrore Mirela Rexhepi.

Çfarë ka ndodhur?

Ka më shumë se një muaj që nuk japin asnjë Phesgo (kimio), për pacientë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Është e pamundur kjo të ndodhë, thonë vetë mjekë të Onkologjikut. Madje sipas tyre ka shumë pacientë të rinj të diagnostikuar muajin e fundit me kancer të gjirit.

Vetë mjekët flasin për një urdhër informal të dhënë nga drejtues të atij spitali mjekëve, duke u kërkuar që mos të japin asnjë trajtim phesgo, por t’i trajtojnë me trastuzumab(herceptinë).

Është e provuar klinikisht se përgjigjia që jep phesgo tek kanceri i gjirit, është më e mirë sesa herceptina.

Dhe trajtimi sipas protokollit është: phesgo 1200/600, e pastaj kalohet në phesgo 600/600.

Dhe mjekët e Onkologjikut, prej një muaji nuk kanë kërkuar asnjë trajtim me phesgo 1200/600, për pacientë të rinj.

Duke qënë se phesgo 1200/600 nuk ka, mjekët me urdhër nuk japin një trajtim të tillë, për nënat, gratë, vajzat që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Dhe ndërkohë që phesgo të mos quhet mungesë, mjekët tregojnë se në magazinën e Farmacisë së QSUNT, kanë lënë 2 flakonë phesgo, që mos të dalë në sistem që nuk ka. Dhe këto 2 flakonë qëndrojnë aty të palëvizur prej më shumë se 1 muaji e gjys.

Kjo sjellje e bluzave të bardha të Onkologjikut është më shumë se e shëmtuar. Nuk fshihet mungesa e medikamenteve me skema të tilla.

Mjekët po bëjnë gabimin më të madh, që po bëhen pjesë e kësaj skeme të shëmtuar. Është e turpshme dhe jo në nderin e tyre. Ta dijë çdokush se me skema të tilla nuk do të shpëtoj njeri.

Metastazat e kancerit të Onkologjikut, janë shpërndarë aq shumë saqë për atë intitucion nuk do të ketë më shpëtim!!!

Etiketa: Kryesore1Onkologjiku

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Kronologjia/ Salianji: Burgosja, plani i Ramës dhe marionetave të tij socialiste në drejtësi për të goditur opozitën

Burgu politik/ Salianji kërkon lirinë, nis seanca në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com