GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi me dokumenta: Si Plarent Ndreca fshehu pasurinë, të merret i pandehur nga SPAK

12:50 - 21/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha denoncon: Ndreca punonte edhe avokat, por dhe në ministri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Plarent Ndreca ka fshehur pasurinë dhe duhet të merret i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Denoncimin e bëri këtë të hënë nga selia blu, Belind Këlliçi.

Teksa publikoi shkresat e deklarimit të pasurisë ndër vite të Ndrecës, ai u shpreh se deputeti ka fshehur aksionet në një kompani private.

“Fshehja e pasurisë është vepër penale”, theksoi Këlliçi, duke i bërë apel Prokurorisë së Posaçme të veprojë për rastin.

“U favorizua nga Veliaj”

Në nisje të deklaratës, Këlliçi parashtroi se si pjesë e trupës së Lartë Drejtuese e Shtetit Shqiptar që nga viti 2013, Plarent Ndreca ka detyrimin ligjor që të kryejë deklarimin periodik të pasurisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ILDKPKI.

Më tej, ai shton se Ndreca ka fshehur në deklaratat e pasurisë aksionet në një kompani, dhe hedh dyshime për favorizim nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Në mars të vitit 2016, Plarent Ndreca themelon kompaninë Domus Nostra, në bashkëpronësi me një shtetas tjetër, kompani në të cilën zotëronte 49% të aksioneve. Objekti i aktivitetit të kësaj kompanie, ndër të tjera ishte edhe ofrimi i shërbimeve për administratorët e bashkëpronësisë. E thënë më thjeshtë për qytetarët, kjo kompani do të bënte menaxhimin dhe trajnimin e administratorëve të pallateve, thënë ndryshe patronazhistëve të pallateve.

Pikërisht kur kreu i 5D Erion Veliaj nisi të projektonte dhe promovonte idenë e nevojës për administrimin e pallateve, çuditërisht krijohet edhe kompania Domus Nostra, e cila në kulmin e kësaj fushate sensibilizuese për këtë nevojë, liçensohet me vetë firmën e kreut të 5D Erion Veliaj. Deri këtu thjesht mund të lindë dyshimi për favorizim të këtij subjekti, i cili nuk deklaroi kurrë bilancet në QKB dhe në prill të vitit 2019 pezullon aktivitetin”, u shpreh demokrati.

“Dokumenti i ri që zbulon fshehjen”

Më tej, duke iu referuar deklaratave të pasurisë të subjektit Plarent Ndreca, të cilat janë publike në faqen Open Spending Albania, Këlliçci zbuloi se në deklaratën e pasurisë të vitit 2016, Plarent Ndreca nuk deklaron aksionet e zotëruara në këtë kompani. E njëjta situatë ndodh edhe për deklaratat e pasurisë të vitit 2017 dhe vitit 2018, shtoi.

“Situata ndryshon në deklaratën e pasurisë para fillimit të detyrës së re, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në vitin 2019, ku Plarent Ndreca sipas dokumentit në ekran, i deklaron aksionet e kompanisë Domus Nostra duke sqaruar se tashmë subjekti ka pezulluar aktivitetin. Fshehja e pasurisë është shkelje flagrante e ligjit”, theksoi Këlliçci.

Apeli

Deklaratën e mbyll me një apel për Prokurorinë e Posaçme që të veprojë për rastin.

“Fshehja e pasurisë është vepër penale, për të cilën sot dhe jo nesër, kolegët e Erionit në SPAK, duhet të tërheqin urgjentisht deklaratat e pasurisë së subjektit Plarent Ndreca në ILDKPKI.  SPAK duhet të administrojë dokumentacionin e dorëzuar për regjistrimin e subjektit Domus Nostra pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe pa vonuar të dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për heqjen e imunitetit dhe mandatit të ushtarit të mirë Plarent Ndreca”, tha Këlliçi.

“Në përfundim të kësaj deklarate, kam një pyetje publike për Plarent Ndrecën. Cfarë të kujton prona me numër pasurie 523 e ndodhur në Jalë Vlorë? I bëj një thirrje publike sërish kolegëve të Erionit në SPAK, që përtej poshtërimit dhe diskretitimit publik që u ka bërë kreu i 5D, të gjejnë kurajon për të zbatuar ligjin duke çuar para drejtësisë cilindo zyrtar, me apo pa imunitet politik, i cili ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me pushtetin. Koha e përdorimit të drejtësisë si armë kundër opozitës duhet të marrë fund”, përfundoi ai, teksa publikoi edhe dokumentat mbi të cilat mbështeti denoncimin.

 

Etiketa: Belind KelliciKryesore1PDPlarent Ndreca

Lajme të lidhura

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Para
Kompany pas triumfit kundër Stuttgart: Radhën tani e ka Barcelona

Kompany pas triumfit kundër Stuttgart: Radhën tani e ka Barcelona

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir...

Lexo më shumë
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com